‘Mes miqsh të mirë’, Flori Mumajesi shfaqet përkrah Fatmir Mediut për fushatë

‘Mes miqsh të mirë’, Flori Mumajesi shfaqet përkrah Fatmir Mediut për fushatë

20:27, 18/04/2021

Flori Mumajesi është fotografuar në krah të kreut të Partisë Republikane, Fatmir Mediu.

Kandidati për zgjedhjet e 25 prillit, Mediu, ka publikuar një fotografi në rrjete sociale, ku shfaqet së bashku me djemtë e Threedots, Florin, Brunon dhe Klajdi Harunin krahas së cilës ka shkruar se ka kaluar një mbrëmje të këndshme.

Kjo është dalja e parë e kantautorit të mirënjohur që pas ndarjes nga jeta të së ëmës pak javë më parë.

“Mes miqsh të mirë, edhe mbrëmja kalohet më bukur”, ka shkruar Mediu krahas fotos.

Kjo vjen në kuadër të takimeve elektorale që Mediu ka zhvilluar me qytetarët për t’i besuar votën në zgjedhjet e 25 prillit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco