Funerali i Princit Philip: Lexuesit e buzëve dhe xhesteve do të mbikqyrin princat William e Harry Princat ne vitin 2015

Funerali i Princit Philip: Lexuesit e buzëve dhe xhesteve do të mbikqyrin princat William e Harry

14:54, 16/04/2021

Ekspertët e gjuhës së trupit do të synojnë të shpjegojnë lëvizjet e princërve të larguar nga njeri tjetri dhe të Mbretëreshës që do t’i bëjë homazh të heshtur burrit të saj.

Të gjithë sytë do të drejtohen tek vëllezërit princa, që nuk  janë parë së bashku që nga paraqitja e tyre e ftohtë në Ditën e Komonuellthit në Abacinë e Westminster më shumë se një vit më parë, pak para se Duka dhe Dukesha e Sussex të largoheshin përgjithmonë.

Të afruar shumë pas vdekjes së nënës së tyre, Diana, Princeshës së Uellsit, ata tani janë të ndarë nga më shumë se sa thjesht Atlantiku.

Barra i bie kushëririt Peter Phillips të mbushë humnerën fizike dhe emocionale mes të dyve ndërkohë që ata do të ecin të ndarë pas arkivolit të gjyshit të tyre.

Pavarësisht ng arsyet për rendin e procesionit, i cili u nënshkrua nga Mbretëresha, kjo nxit pikëpyetje: Kush e kërkoi atë? A mund të çojë funerali në pajtim? A do të shikojnë vëllezërit edhe njëri-tjetrin?

Ekspertët e gjuhës së trupit do t'i nënshtrojnë ata në një ekzaminim të egër në kërkim të përgjigjes, edhe pse distancimi i detyrueshëm shoqëror është një pengesë.

Lexuesit e buzëve, një element kryesor i shfrytëzuar nga tabloidët në raste të tilla mbretërore, do të pengohen nga udhëzimet për mbajtjen e maskave brenda Kapelës së Shën Gjergjit. Vetëm sytë do të duken.

I qortuar që nga intervista e tij katastrofike në Newsnight për miqësinë e tij me financierin amerikan dhe abuzuesin seksual Jeffrey Epstein, shumë pak është parë Princi Andreë. Kjo është një paraqitje e rrallë në publik. Ai mbetet i pezulluar nga detyrat mbretërore derisa të qetësohet pluhuri. Me gjyqin e mikes së tij Ghislaine Maxwell që po afron, duket se kjo nuk do të ndodhë së shpejti.

Mediat sociale kanë qenë brutale në paraqitjen e tij televizive pas vdekjes së Philip, dhe mbi raportet për një grindje të brendshme të pallatit në lidhje me dëshirën e tij për të veshur uniformën e një admirali në shërbim.

Megjithatë, mbështetësit kujtojnë kritikët e tij se ai është një djalë i pikëlluar.

Mbretëresha, e cila ka demonstruar afërsinë e saj të vazhdueshme me djalin e saj në disa raste, është fotografuar më parë duke udhëtuar me të dhe ka siguruar ardhjen e tij në ngjarjet familjare. Dhe ky, në thelb, është një funeral familjar,  dhe si të tillë duhet trajtuar me respekt.

Parë për herë të parë në publik që nga vdekja e burrit të saj, Mbretëresha do të bëjë një homazh një homazh të veçantë dhe të heshtur për burrin e saj prej 73 vjetësh para varrimit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco