Don Xhoni në muajin e Ramazanit ndihmon 5 familje me nevojë

Don Xhoni në muajin e Ramazanit ndihmon 5 familje me nevojë

18:25, 15/04/2021

Reperi i njohur, Don Xhoni disa herë ka dëshmuar edhe karakterin human, duke iu dalë në ndihmë familjeve në nevojë.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Instagram, artisti bëri të ditur se do t’i ndihmojë me ushqim pesë familje dhe atë me gjithçka që nevojitet në këtë drejtim.

Ai po ashtu tregoi se është duke agjëruar dhe po i shkon shumë mirë agjërimi, ndërsa falënderoi Zotin që ia dha mundësitë të ndihmojë.

“Nesër kysmet ZOT ushqehen 5 Familje prej A deri në ZH. Faleminderit Zotit per mundesine qe ma ka dhon mu personalisht me ndihmu dikan. A jeni tu e ni ju se un u knaqa me Ramazan”, shkruan ai.

Kurse, me postimin tjetër ai tregoi se e realizoi premtimin, pasi shfaqi një bagazh veture me gjëra ushqimore, të cilat i kishte dërguar tek familjet në nevojë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco