Burak Ozcivit dhe Fahriye organizojnë festën përrallore për 2-vjetorin e djalit të tyre

Burak Ozcivit dhe Fahriye organizojnë festën përrallore për 2-vjetorin e djalit të tyre

20:26, 14/04/2021

Aktori i famshëm turk dhe mjaft i dashur për publikun shqiptar Burak Ozcivit të cilin e shohim tek seriali “Osmani”, ka festuar 2-vjetorin e djalit të tij, Karan.

Ai dhe bashkëshortja e tij e cila është një ndër aktoret më të preferuara dhe të paguarat në Turqi , Fahriye, kanë organizuar një super festë të bukur për Karan, ku të ftuar ishin vetëm familjarët.

Festa u organizua në oborrin e shtëpisë së tyre, ku shihet i dekoruar me tullumbace dhe zbukurime të ndryshme plot ngjyra, numri 2 dhe emri i vogëlushit.

“Qofsh i shëndetshëm dhe në paqe”, ishte urimi që Burak i bëri të birit në rrjetet sociale.

Kurse urimi i Fahriye për djalin e saj ka qenë:

“Le të kemi vite plot gëzim, gjithmonë duke qeshur dhe përqafuar fort. Gëzuar ditëlindjen djali im i dashur!”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco