Loco flet për herë të parë pas daljes nga programi/ Sherri me Antonelën: U manipulua situata

Loco flet për herë të parë pas daljes nga programi/ Sherri me Antonelën: U manipulua situata

10:26, 18/03/2021

Ditën e sotme në emisionin e mëngjesit ‘Kafe Shqeto’, në Syri Tv,  ishte i ftuar ish konkurrenti i ‘Përputhen’, Elvisi Lushi, i njohur ndryshe si Loco i cili dha intervistën e parë, pas daljes së tij nga 'Përputhen'.

Shkak për largimin e tij u bë fakti se Antonela dhe Elvisi u përfshinë në një debat të ashpër pas fotografisë së publikuar në Instagram. 

Në foto thuhej se ka dy lloj monstrash, një ndër to femrat që bëjnë çfarë duan dhe akuzojnë për maniakëri seksuale.

Antonela shpërtheu në lot dhe tha se u ndie e ofenduar nga kjo.

Ndërsa Arjani kërkoi përjashtimin e Elvisit. Por një puntatë më pas, Elvisi bëri të ditur se kishte marrë vendimin për t'u larguar nga programi.

Në lidhje me këtë sherr ai u shpreh: Ky ishte një manipulim situate pasi njerëzit përdorin figura letrare dhe vizive për të përshkruar një situatë, dhe dakort,  ai postim nuk ishte mënyra më perfekte për të shprehur diçka por në logjikën time, i bie të jesh vërtet idiot, që të publikosh një foto të tillë duke menduar atë mesazh, ndërkohë që je personazh publik.

Unë, në vend të litarit mun të kisha vendosur pranga, dhe prap njërezit do të kapeshin, pra çdo gjë që mund të kisha përdorur në atë Story do të keqkuptohej.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco