Elvisit nuk i del e keqja me Antonelën: Ja fytyra e saj e vërtetë

Elvisit nuk i del e keqja me Antonelën: Ja fytyra e saj e vërtetë

07:25, 18/03/2021

Pak ditë më parë Elvisi u largua nga "Përputhen" pas postimit me litar që bëri bujë e ngjalli reagime të shumta.

Postimi ishte një thumb për Antonelën, e cila e ndjerë e ofenduar shpërtheu në lot në studio.

Ndonëse tani nuk është më pjesë e programit, duket se Elvisit nuk i del e keqja me Antonelën.

Ai e ka thumbuar sërish ditën e djeshme, duke e cilësuar si "viktimë të televizionit".

Elvisi ka publikuar një video nga puntata e djeshme ku Antonela përdori një gjuhë ofenduese ndaj Ledjanës.

Ajo e quajti "burrë me silikon".

Ish-konkurrenti ka shkruar se kjo është fytyra e vërtetë e Antonelës. 

 ”Meqë ata që paguhen për opinionista nuk japin opinione po e jap unë. Ja fytyra e vërtetë e ‘viktimave’ të televizionit. Ju pata thënë që i nxjerr koha kokat e këtyre”, ka shkruar Elvisi krahas videos.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco