E trishtë! Ndahet nga jeta aktori i njohur i Hollywood-it

E trishtë! Ndahet nga jeta aktori i njohur i Hollywood-it

18:44, 17/03/2021

Aktori i njohur, Henry Darrow i njohur për rolin e tij në filmin “The High Chaparral”, ka ndërruar jetë në moshën 87 vjeçare.

Këto lajme për ndarjen nga jeta të aktorit, u ndanë fillimisht në “Facebook” nga publicisti dhe miku i tij, i cili konfirmoi se artisti vdiq të dielën.

“Sapo mësova se klienti im ka vdekur në moshën 87 vjeçare. Pusho në paqe miku im. Do të na mungosh”, shkroi publicisti Michael B. Druxman.

Asnjë shkak i vdekjes nuk është zbuluar deri më tani.

Image

Kujtojmë se Darrow lindi në vitin 1933 në New York City nga prindërit Gloria dhe Enrique, të cilët drejtonin një restorant. Në adoleshencën e tij, prindërit e tij u zhvendosën familjarisht përsëri në vendlindjen e tyre, në Porto Riko, ku Darroë u rrit dhe ndoqi kolegjin para se të nisej në Pasadena, California, në 1954, sipas “The Hollywood Reporter

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco