Afërdita Dreshaj dhe Jakub Kindl bëhen prindër për herë të parë

Afërdita Dreshaj dhe Jakub Kindl bëhen prindër për herë të parë

08:01, 17/03/2021

Afërdita Dreshaj dhe Jakub Kindl janë bërë prindër për herë të parë.

Lajmin e bukur e ka dhënë vetë modelja me një postim në Instastory ku shfaqet duke mbajtur bebushin në krahë teksa së bashku me Jakubin i dhurojnë puthje.

"Nuk mund ta përshkruajmë këtë dashuri", shkruan Afërdita teksa pritet që në vazhdim të zbulojë edhe emrin që çifti i ka vendosur djalit.

Pak kohë më parë në një intervistë për "Revista Who", Afërdita ka treguar se fëmija ka ardhur pa planifikim.

“Jo nuk patëm një periudhë të gjatë që e dëshironim një beb. Ne ishim duke shijuar njëri-tjetrin dhe dashurinë tonë. Ndodhi që bebi vendosi të vinte shpejt dhe ne s’mund të ishim veçse shumë të lumtur”, ka thënë Afërdita.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco