Nderon mbretëreshën dhe u merr vëmendjen Kate dhe Meghan/ Ja ç'ka bërë Pippa Middleton

Nderon mbretëreshën dhe u merr vëmendjen Kate dhe Meghan/ Ja ç'ka bërë Pippa Middleton

20:15, 16/03/2021

Sa herë që Kate Middleton dhe Meghan Markle kanë qenë shtatzënë, të shumtë kanë qenë ata që kanë aluduar se dukeshat e famshme do të zgjidhnin emrin e princeshë Diana-s, ose mbretëreshës Elizabeth në rast se do të lindnin vajza. Por kjo gjë nuk ndodhi kurrë, megjithatë një tjetër personazh i rëndësishëm i familjes zgjodhi të respektojë sovranen 94-vjeçare, duke zgjedhur emrin e saj për të bijën.

Bëhet fjalë për Pippa Middleton. Motra e dukeshës së Cambridge, Kate Middleton solli në jetë Grace Elizabeth Jane, në orët e para të së hënës, në Londër.

“Vajza e vogël është mirë, peshon rreth tre kilogramë dhe i ka lumturuar shumë prindërit e saj. Gjithçka shkoi në mënyrë perfekte”, zbuloi një person i brendshëm për ''Hello'' që publikuan të parët lajmin e lindjes.

Po sipas të njëjtin burim, ky emër është një nderim për mbretëreshën Elizabeth, që përjetoi ditë veçanërisht të trazuara pas intervistës së Harry-t dhe Meghan Markle për Oprah Winfrey. 

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco