Elliot Page flet për operacionin që 'i ndryshoi jetën'

Elliot Page flet për operacionin që 'i ndryshoi jetën'

15:48, 16/03/2021

Elliot Page zbuloi se ai iu nënshtrua një operacioni si pjesë e udhëtimit të tij transgjinor.

Ylli i "Akademisë Umbrella" tha se operacioni, i cili heq indet e gjirit për të prodhuar një pamje më mashkullore, i  ka ndryshuar jetën.

"Ai operacion e ka transformuar plotësisht jetën time", tha ai për revistën Time në një histori të kopertinës.

Page tha që kirurgjia nuk përcakton të qenit trans, por i siguroi atij liri nga "ferri total" që ishte puberteti dhe e lejoi atë që më në fund të njohë veten kur e shikon në pasqyrë.

Ylli i "Juno" zbuloi se ishte duke u rikuperuar nga operacioni kur doli si transgjinor në dhjetor.

"Ndihem me fat që po e shkruaj këtë. Të jem këtu. Të kem mbërritur në këtë vend në jetën time,” shkroi Page, në njoftimin e tij në rrjetet sociale.

“Ndiej mirënjohje të jashtëzakonshme për njerëzit e pabesueshëm që më kanë mbështetur gjatë këtij udhëtimi. Nuk mund të filloj të shpreh sa e mrekullueshme eshtë të dua më në fund atë që jam."

Gruaja e tij, Emma Portner, tha se ajo ishte "aq krenare" që ai ia doli dhe jetoi në mënyrë autentike, por që atëherë ata kanë vendosur të ndahen.

Page paraqiti divorc nga Portner në janar.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco