9 rastet që familja mbretërore përdori modën për të përcjellë një mesazh të fshehur

9 rastet që familja mbretërore përdori modën për të përcjellë një mesazh të fshehur

09:58, 15/03/2021

Familja mbretërore britanike është pa dyshim mjaft e kursyer në deklaratat e saj për mediat.

Dhe ndërsa kjo mund të jetë në përputhje me moton e Mbretëreshës Elizabeth: "Asnjëherë mos u anko, kurrë mos shpjego", kjo nuk do të thotë që ata nuk kanë gejtur mënyrën e tyre për të komunikuar me publikun. Dhe kush është kjo mënyrë? Moda.

Nga çantat e Mbretëreshës te vendimi i Princeshës Diana për të mos veshur kurrë Chanel pas ndarjes së saj nga Princi Charles, këtu janë 9 mënyrat e ndryshme që anëtarët mbretërorë përdorën për të komunikuar me botën "e jashtme".

1.Kate Middleton vesh ngjyrat e ylberitImageSiç raportohet në Harper's Bazaar në Mbretërinë e Bashkuar, Dukesha Kate Middleton, mbante të veshur bluza me ngjyra të ndezuara gjatë mbledhjeve në Zoom gjithë vitit 2020, një mënyrë indirekte për të treguar mbështetjen e saj për Shërbimin Shëndetësor Kombëtar të Mbretërisë së Bashkuar.

Që nga fillimi i vitit 2020, ylberi është konsideruar një simbol i solidaritetit për punonjësit e kujdesit shëndetësor.

2. Velloja e Mbretëreshës ElizabethImageKur Mbretëresha Elizabeth u martua me Princ Philipin në 1947, velloja e saj u krijua si simboli kombëtar i Mbretërisë së Bashkuar. Britania sapo kishte dalë nga Lufta e Dytë Botërore dhe synonte të dërgonte një mesazh të rinovimit kombëtar. Në vend të një pëlhure luksozë, rrobaqepsja mbretërore Norman Hartnell u përqëndrua në qëndisjen e rreshtave të luleve të pranverës në të gjitëh gjerësinë e veshjes së dasmës. Sipas informacionit, burimi kryesor i frymëzimit ishte piktua e ‘Alegoria e Pranverës’. ‘Ishtë një fustan me një mesazh të fortë për atë periudhë kohë’’ është shprehur Marschner National Geographic në 2011

3. Meghan Markle dhe Princi Harry u veshën me të kuqe në Festivalin e Muzikës në Mountbatten 2020ImageVetëm disa javë para se tërhiqeshin nga detyrat e tyre mbretërore, Meghan Markle dhe Princ Harry u shfaqën në ansamble të kuqe në Festivalin Mountbatten 2020. Të gjithë menduan se pas veshjes së tyre fshihej në mesazh shumë i fortë. Uniforma e kuqe, e veshur nga Princi Harry, ka një histori të gjatë në Ushtrinë Britanike dhe ngjyra e saj thuhet se përdoret për të dalluar ushtarët britanikë nga armiqtë.

Edhe pse Duka i Sussex-it e ka veshur këtë uniformë ushtarake disa herë në të kaluarën, ai zakonisht zgjidhte versionin e zi. Në këtë rast, pamja e tij mund të konsiderohet e gjithanshme. Ai përfaqëson detyrat ushtarake që ai lë me dorëheqjen e tij, ndërsa simbolizon gjithashtu vendimin e Dukës dhe Dukeshës për të qenë të bashkuar dhe të guximshëm përballë "armiqve".

4. Çantat e Mbretëreshës ElizabethImageNjë çantë është një aksesor shumë i rëndësishëm për daljet tona por Mbretëresha Elizabeth në fakt e përdor atë për një qëllim shumë më strategjik. Sipas historianëve mbretërorë, Mbretëresha e përdor çantën e saj për të dërguar mesazhe sekrete stafit të saj. Nëse ajo ndryshon çantën nga pozicioni i saj i zakonshëm, dmth nga e majta në të djathtë, ndërsa flet me dikë, stafi e di se ata duhet të largohen. Ndërsa nëse është në darkë dhe e vendos në tryezë, kjo do të thotë që ajo dëshiron ta përfundojë vaktin në pesë minutat e ardhshme.

5. Princesha Diana nuk  veshi kurrë Chanel pas divorcitImagePrincesha Diana nuk dëshironte të vishte Chanel menjëherë pas divorcit - kryesisht për shkak të logos ikonike të shtëpisë. "Ajo u kthye në dhomën e saj të gjumit, doli jashtë duke mbajtur shumë këpucë dhe çanta dhe thjesht i hodhi të gjitha në divan," i tha stilisti australian Jayson Brundson BAZAAR Australi për kohën kur ajo veshi ish-princeshën - të njëjtin vit ajo u divorcua nga princi Charles.

"Pastaj pashë një palë këpucë Chanel dhe thashë:" Epo, këto do të dukeshin shumë mirë me këtë pjesë Versace ",  ajo u përgjigjë" Jo, nuk mund t'i vesh, sepse ata kanë logon CC.Logoja e tyre  i referohet Camilla dhe Charles!'

6. Diademë rubini e Mbretëreshës Elizabeth në takimin e saj me Presidentin Donald TrumpImageNdërsa familja mbretërore po punon shumë për të mbetur politikisht neutral, disa besuan se diadema e veshur nga Mbretëresha Elizabeth për të takuar ish-Presidentin e SHBA Donald Trump gjatë vizitës së tij shtetërore në MB në qershor 2019 do të thoshte shumë. Sipas prodhuesit të saj, 96 rubinët burmanë në diademën e krijuar për Madhështinë e saj nga Shtëpia e Garrard "fillimisht iu dhanë Mbretëreshës si një dhuratë martese nga populli Burman, si një simbol i mbrojtjes nga sëmundjet dhe gjërat e këqija".

7. "Veshja e hakmarrjes" e Princeshës DianaImageE konsideruar gjerësisht si një nga "fustanet e hakmarrjes" më ikonë të të gjitha kohërave, Princesha Diana padyshim donte të dërgonte një mesazh atë natë. Veshur me këtë fustan LBD, në qershor 1994, ish Princesha e Uellsit zgjodhi këtë pjesë në të njëjtën ditë që ish-burri i saj, Princi Charles, dha intervistën e tij të parë televizive me partneren e tij, Camila Parker-Bowles. Veshja dominoi titujt ditën tjetër, duke theksuar pavarësinë e Diana nga familja mbretërore britanike.

8. Fustani blu Victoria Beckham nga Meghan MarkleImagePërveç “fustaneve të hakmarrjes”, ekzistojnë edhe “fustanet e rilindjes” dhe fustani blu Victoria Beckham trup-con nga Meghan Markle është padyshim një prej tyre. Pas një qëndrimi të shkurtër në Kanada, Meghan u kthye në Mbretërinë e Bashkuar dhe në ngjarjet mbretërore me një fustan të guximshëm pas trupit, duke e bërë të qartë menjëherë se ish-aktorja shënoi një epokë të re në jetën e saj dhe se ndryshimi në stil ishte vetëm fillim.

9. Meghan Markle veshi një fustan Armani dhe një byzylyk të Princeshës Diana për një intervistë me Oprah

Image

Kur fotografitë e intervistës novatore të Meghan Markle me Princin Harry me Oprah Ëinfrey filluan të qarkullonin në internet - madje edhe para daljes zyrtare të saj - tifozët mbretërorë shpejt panë simbolikën e supozuar që përmban dukja e dukeshës. Konkretisht, kishte dy mesazhe në pamjen e Meghan, e para ishte që ajo zgjodhi të vishte një byzylyk që i përkiste vjehrrës së saj, Princeshës Diana - e njëjta byzylyk i përdorur për të bërë unazën e fejesës së çiftit mbretëror. Kështu që Lady Di mund të ishte me ata atë ditë!

Mesazhi i dytë i fshehur duket se vinte nga fustani i mëndafshit të Dukeshës Armani, i cili kishte një model lotus mbi shpatullën e djathtë dhe gjoksin e saj. Interesante, zambak uji konsiderohet një emblemë shpirtërore / simbol i rilindjes dhe iluminizmit, si dhe i qëndrueshëm dhe i aftë të lulëzojë pavarësisht nga kushtet e vështira. Një simbolikë që duket se thekson vendimin e Dukeshës për të kapërcyer vështirësitë me të cilat përballet një anëtar i familjes mbretërore.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco