DiCaprio në mbrojtje të lumit Vjosë, Meta e falënderon publikisht: Mirënjohje

DiCaprio në mbrojtje të lumit Vjosë, Meta e falënderon publikisht: Mirënjohje

22:14, 14/03/2021

Presidenti Ilir Meta ka falënderuar aktorin e Hollywood-it Leonardo DiCaprion i cili ngritur zërin për mbrojtjen e natyrës, sidomos në mbrojtjen e lumenjve nga ndërtimi i HEC-eve, e konkretisht për mbrojtjen e lumit Vjosë.

‘E duam Vjosën dhe do ta mbrojmë! Faleminderit nga zemra dhe mirënjohje të thellë Leonardo DiCaprio’, shkruan Meta.

Di caprio ka qenë pjesë e fushatës për mbrojtjen e lumit Vjosa nga ndërtimi i hidrocentraleve.

Përmes një postimi në faqen e tij në Instagram, DiCaprion më herët ka publikuar një foto nga lumi i Vjosës për të cilën shkruan se ka lajme pozitive dhe shpresëdhënëse për shpëtimin e saj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco