Shfaqet nudo në skenën e ‘Cesar Awards’! Proteston aktorja franceze

Shfaqet nudo në skenën e ‘Cesar Awards’! Proteston aktorja franceze

21:49, 14/03/2021

Aktorja Corinne Masiero, ka protestuar në një mënyrë të veçantë kundër qeverisë. Gjatë ceremonisë së shpërndarjes “Cesar Awards”, ajo kërkoi nga qeveria më shumë mbështetje për kulturën, gjatë pandemisë së COVID-19.

Ajo kishte veshur një pallto me lëkurë gomari dhe një fustan me njolla gjaku. Por, ajo tronditi të pranishmit në sallën e koncerteve duke u zhveshur në skenë, për të zbuluar mesazhin e shkruar në trupin e saj “Pa kulturë, pa të ardhme”.

Më tej ajo iu drejtua Kryeministrit francez, Jean Castex, dhe kishte të shkruar një parullë tjetër në shpinë e cila lexonte: “Na ktheni artin, Jean”.

Image

Aktorët dhe regjisorët e tjerë bënë kërkesa të ngjashme gjatë dhënies së çmimeve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco