Rrëqeth Dafina Zeqiri/ Mesazhi i këngës së re do ju lerë pa fjalë

Rrëqeth Dafina Zeqiri/ Mesazhi i këngës së re do ju lerë pa fjalë

19:30, 14/03/2021

Dafina Zeqiri vjen sërish me një hit, “Duro”, quhet projekti i ri muzikor i saj, e cila na surprizoi jo pak.

Dafina është frymëzuar për këtë këngë nga jeta e saj dhe më pare ajo ka pranuar se jo pak herë është ndjerë e abuzuar dhe ka kaluar problematika të ndyshme, një pjesë e të cilave kanë ardhur bashkë me famën.

Kjo këngë i është dedikuar të gjithë atyre që kanë rënë pre e bullizmit të çdo lloj forme.

Në klip, ka marrë pjesë edhe deputetja e Kosovës Adriana Matoshi si dhe Dj Geek, i dashuri i Duffe, e Dafina ka krijuar këtë himn për t’ja dedikuar të gjithë atyre që po vuajnë çdo ditë, por nuk kanë forcë të ngrejnë kokë.

Klipi të lë pa fjalë, pasi ngjan si një film i shkurtër ku tregohen raste të ndryshme abuzimi e në fund të gjithë arrijnë të dalin mbi ata që ju kanë vendosur pranga.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco