Rifillon jeta artistike, hapen muzetë në Gjermani, Meksikë e arti dixhital në Japoni

Rifillon jeta artistike, hapen muzetë në Gjermani, Meksikë e arti dixhital në Japoni

18:26, 14/03/2021

Pas një mbyllje të gjatë, muzeu Barberini në Potsdam, është hapur ditën e shtunë me një ekspozitë me punime nga Rembrandt.

Nën emrin "Orienti i Rembrandtit", me qindra vepra të artistit holandez dhe bashkëkohësve të tij janë të shfaqura në muze. Vetë piktori ishte i pranishëm me pikturat e tij. Ekspozita mendohej të hapej verën e kaluar, por u shty për shkak të pandemisë.

Image

Banorët në Meksikë, mund të admirojnë thesarët më të çmuar historikë, ndërsa ka nisur hapja graduale e institucioneve të kulturës. Muzeu Kombëtar i Antropologjisë, përmban një koleksion të famshëm prej qindra mijëra copëzash të artit antik meksikan, artefakteve dhe sendeve arkeologjike, të cilat publiku ka mundur t'i shohë pas rihapjes së këtij muzeu më 9 mars.

Image

Një mur me petale lulesh që shpërthejnë në mijëra fragmente. Një top që pluskon në ajër dhe ndryshon ngjyrë.

Në Japoni, qindra flutura sillen rrotull një ekrani me grimca të vogla uji.

Bëhet fjalë për krijimin më të fundit i një grupi inxhinierësh, artistësh dhe arkitektësh japonezë, të cilët e kanë mbushur këtë hapësirë me instalacione arti gjithëpërfshirës.

Për 44 dollarë gjatë ditëve të javës dhe për 53 dollarë gjatë fundjavave, të apasionuarit e artit, shëndetit dhe kushdo tjetër mund të vizitojë saunat, dushet e ftohta dhe të shijojnë punimet e artit.

Kjo eksperiencë e artit dixhital do të vijojë deri në fund të gushtit.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco