Maluma po bëhet baba? Këngëtari poston foton e një vajze me barkun e rrumbullakosur

Maluma po bëhet baba? Këngëtari poston foton e një vajze me barkun e rrumbullakosur

16:09, 25/01/2021

Këngëtari latin, Maluma ka çmendur të gjithë fansat e tij, pas publikimit në Instagram të një imazh, në të cilën shihet barku i rrumbullakosur i një vajze.

Maluma shfaqet duke vendosur kokën mbi bark, në të cilin është shkruar: “#7DJ”.

Menjëherë pas fotos kanë nisur komentet nga fansat, të cilët nuk po e kuptojnë ende se çfarë po ndodh. Disa e kanë uruar Maluma-n duke menduar se ai do të bëhet baba së shpejti, ndërsa të tjerë thonë se kjo është një formë që ka zgjedhur këngëtari të promovuar ndonjë projekt të ri që do të publikojë së shpejti.

Kujtojmë se këngët e fundit që Maluma ka publikuar janë “Medallo City” dhe “Cielo a un Diablo”.

Në muajin shtator Maluma postoi në Instagram disa foto romantike në plazh duke konfirmuar se tashmë i ka hapur dyert një dashurie të re.

Në fotot shihet këngëtari duke buzëqeshur dhe pranë tij mund të shihni këmbët e një vajze. E dashura e re e Maluma është Susana Gómez, e cila nuk është pjesë e botës së shoëbizit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco