Brooklyn Beckahm i dedikon tatuazhin e pestë Nicola Peltz

Brooklyn Beckahm i dedikon tatuazhin e pestë Nicola Peltz

14:04, 25/01/2021

Brooklyn Beckahm, djali i Victoria dhe David Beckham, dhe Nicola Peltz janë një ndër çiftet më të dashura dhe emrat më të lakuar të show-bizit botëror.

Dyshja, prej kohësh janë të fejuar dhe ndajnë shpesh momente nga përditshmëria e tyre me ndjekësit.

Së fundmi, Brooklyn tërhoqi vëmendje me një postim që bëri në llogarinë e tij në Instagram.

 Modeli i njohur ka zgjedhur që të bëjë edhe një tatuazh tjetër kushtuar Peltz, konkretisht një letër dashurie të modeles, të cilën ajo i kishte dhurar kohë më parë.

Ky në fakt është tatuazhi i pestë që Brooklyn i dedikon gjysmës së tij më të mirë.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco