'Vajza e fshehtë' e Putin 17-vjeçare pozon në Instagram me ... një maskë Gucci. VIDEO

'Vajza e fshehtë' e Putin 17-vjeçare pozon në Instagram me ... një maskë Gucci. VIDEO

14:17, 21/01/2021

Llogaria në Instagram e një vajze 17-vjeçare që besohet se është  fryt i dashurisë së Vladimir Putin me një grua me të cilën ai kishte një lidhje në fund të viteve 1990 është zbuluar për herë të parë, nga kritiku i Kremlinit Alexei Navalny .

Fotografitë nga Elisaveta, e njohur gjithashtu si Louisa - botuar nga Daily Mail  tregojnë se "vajza Putin", reklamon jetën e saj luksoze duke pozuar e veshur me marka të njohura dhe të shtrenjta si Gucci, YSL, Bottega Veneta, Miu Miu, Tom Ford dhe Dolce & Gabbana.

Sipas botimit, nëna e 17-vjeçares quhet Svetlana Krivonogich e cila filloi si pastruese dhe përfundoi si një milionere dhe kishte një marrëdhënie me presidentin rus, ndërsa ai ishte ende i martuar.

Çifti dyshohet se u divorcua në fillim të viteve 2000, pas lindjes së Yelizaveta, sipas një raporti nga faqja kërkimore ruse ''Proekt''  cituar nga gazeta.

Krivonogikh, ish-zonja e dyshuar e njeriut më të fuqishëm në Rusi, papritmas u zbulua se zotëronte aksione të vlefshme në kompani fitimprurëse, të tilla si p.sh. në vendpushimin e skive Igor, disa dhjetëra kilometra në veri të Shën Petersburg një nga të preferuarit e Putin.

Nisur nga fotot e "vajzës sekrete" të Putinit të publikuara nga Daily Mail, armiku i Kremlinit Alexei Navalny  akuzon Vladimir Putin për përdorimin e parave të shtetit për të financuar "zonjat e tij të fshehta" në një video të re të publikuar pasi aktivisti u arrestua në Moskë.

Në veçanti, aktivisti 44-vjeçar pretendon se udhëheqësi rus (të cilin ai e përshkruan si njeriu më i pasur në botë) përdor një "fond të zi" për të mbuluar shpenzimet e ... grave të tjera të tij dhe familjeve të tyre, duke përfshirë "vajzën e tij të paligjshme" 17-vjeçare".

Svetlana Krivonogich punoi në rininë e saj si pastruese dyqanesh përpara se të fillonte studimet e saj universitare.

Rreth moshës 20 vjeç, kur filloi marrëdhënia e saj me Putin, ajo filloi të shoqëronte udhëheqësin e fuqishëm rus në udhëtimet e tij.

E diplomuara për ekonomi tani vlerësohet se zotëron aksione në vlerë prej 9 milion eurosh në Bank Rossiya, pa kuptuar plotësisht se si ajo bëri papritmas kaq shumë para në vitet 2000.

Navalny gjithashtu pretendon që Putin ka në zotërim dhe një vilë e cila kap vlerën e 1.3 miliardë euro.Lexo këtu

Image

Image

Image

Image

Image

Image

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco