Këngëtaret kosovare kanë zbuluar ‘pilulën’ që po i rinon nga 50 në 20 vjeç

Këngëtaret kosovare kanë zbuluar ‘pilulën’ që po i rinon nga 50 në 20 vjeç

14:40, 30/10/2020

Këngëtaret kudo në botë investojnë shumë në vete në mënyrë që të dalin sa më të bukura në ekran.

Një gjë të tillë e bëjnë edhe këngëtaret kosovare, por, jo vetëm ato që janë në moshë të re.

Madje, këtyre konkurrencë të madhe po u bëjnë koleget e tyre që janë në moshë të mesme.

Syri.net Kosova sjell disa fotografi se si këngëtaret e tilla po tentojnë të duken si vajza të reja.

Po fillojmë me Violetë Kukaj. Këngëtarja gjithmonë është njohur për vetullat e saj të holla dhe një hund jo të definuar mirë.

Por, nëse i krahasojmë fotografitë e dikurshme me ato të tanishme, Violeta duket sikur nuk është e njëjta. Ajo ka operuar hundën, ka fryrë buzët dhe ka ndryshuar edhe ngjyrën e stilin e flokëve duke u bërë kështu që nga fansat të cilësohet si “binjakja e Taynës”.

Pra, Violeta po duket si vajzë e re.

Image

(Foto e huazaur nga rrjetet sociale)

E komentuar për këtë pjesë ka qenë çdoherë edhe Mihrije Braha. Edhe pse 52 vjeçe, Mihrija nuk duket fare e tillë. Nuk kanë munguar rastet kur ajo në intervista ka thënë se nuk ndërhyn në fytyrën e saj, por, faktin se duket e re e ka falë gjeneve dhe kujdesit të madh që ka në ushqim. Pra, Mihrija assesi nuk e pranon se i shtrinë rrudhat.

Image

Mimoza Mustafa është një tjetër emër që ka ndryshuar pamjen e saj, duke e operuar hundën e duke përdorë veshje me stil më rinor.

Sidoqoftë, ndryshimi ia ka vlejtur pasi ajo po duket shumë më e bukur se sa ka qenë kur ishte e re.

Image

Gili hyn në këtë listë pasi peshën e tepërt që e ka hequr, ka bërë gjë të duket shumë më e re.

Image

Peshë ka hequr me të madhe edhe Afërdita Demaku dhe ajo po ashtu po duket më e re, pasi, ka ndryshuar edhe ngjyrën e flokëve, duke iu përshtatur hapave të fundit të modës.

Image

Me peshë më të vogël është edhe Shyhrete Behluli. Madje, këngëtarja po vishet aq bukur dhe aq më stil, saqë, s’po dallon shumë prej vajzës së saj, Engjëllushës, sa i përket tendencave në modë.

Image

Sidoqoftë, me rëndësi është që po duken bukur.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco