Gashi i veshur me fustan në klip,  kompania merr vendimin drastik

Gashi i veshur me fustan në klip, kompania merr vendimin drastik

10:04, 17/09/2020

Këngëtari me origjinë shqiptare, Gashi, është shumë i njohur në fushën e muzikës.

Por, në daljet e tij në koncerte dhe klipe, kuptohet që Gashi nuk ka pikë të fortë vetëm muzikën por dhe stilin në veshje.

Ai ka treguar së fundmi me anë të një postimi në rrjetet sociale, se ishte pikërisht stili i tij, që e  penalizoi në një bashkëpunim që ai kishte ndërmarrë me një kompani që do ta ndihmonte financiarisht me klipin e tij.

Këngëtari është shprehur se kishte menduar që në video të shfaqej me një fustan, por me sa duket, për kompaninë kjo ka qenë e papranueshme, çfarë e bëri atë të heqë dorë nga bashkëpunimi me Gashin.

Gashi ndihet i  zhgënjyer por njëkohësisht dhe tepër i revoltuar, që në vitin 2020-të ekzistojnë ende të tilla gjykime, aq më tepër për një artist.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco