Noizy si rrallëherë vendosi t'i thotë të gjitha!!

Noizy si rrallëherë vendosi t'i thotë të gjitha!!

11:09, 15/09/2020

Në intervistën e fundit në emisionin “NIN”, Noizy ka folur për shumë tema të fushave të ndryshme duke nisur që nga fëmijëria e tij, ku me sa duket, një pjesë e saj nuk ka qenë fort e këndshme për të.

Noizy, ndau me publikun dhe shijen e hidhur të “racizmit” me të cilin ishte përballuar në Angli në moshën 10-vjeçare.

Fakti që ishte fëmija i një emigranti, me sa duket, e vuri atë në qendër të sjelljeve raciste.

“Mundja e racizmit ka qenë gjëja më e vështirë. Nuk e kuptoja unë 10 vjeç, që një fëmijë të thoshte ‘Mos u ul me ne se ti je refugjat, shko ulu diku tjetër’. Dashurinë e gjeta te njerëzit me ngjyrë. Realisht mbështetjen tek ata njerëz e gjeta. Aty fitova shumë shokë dhe erdhi edhe dashuria ndaj muzikës ‘hip hop’.”

Gjatë intervistës, Noizy tregoi se si janë në të vërtetë zanafillat e konfliktit të tij me Babastars:

 “Të gjithë e dinë, nuk mundet askush të thotë të kundërtën, se ka qenë një nga grupet që i kanë ndaluar artistët e rinj të çanin përpara. Mc Kreshën për shembull, dhe shumë artistë të tjerë. Duhet të ishe ose me ata, ose pa ata jo. Kështu ka qenë edhe puna ime. Më ndalën në radio, në disko. Ndoshta jo ata direkt, por menaxhimi i tyre. E kanë pasur shumë të theksuar këtë punë. Kjo ka qenë origjina e përplasjeve. Pastaj është edhe egoja e një 20-vjeçari. Ç’mund të presësh nga një Noizy 20 vjeç?!”

 E thamë që këtë radhë Noizy vendosi ti thotë të gjitha , kështu që ai u përgjigj si rrallëherë edhe në lidhje me debatin me Encën.

Noizy ndër të tjera  tha se “ka qenë e lodhshme” dhe mosmirënjohëse.

 “Enca ka qenë shumë e lodhshme, pikë së pari. Shumë rob i lodhshëm. Ka qenë kërkuese, ka pasur gjërat pozitive të vetat, por ka qenë e lodhshme. Pastaj është mosmirënjohja. Del në televizion dhe thotë që unë e kam bërë çdo gjë vetë. Unë nuk po them dil në televizion dhe fol për Noizy-n, por kur të bëhet pyetja, përgjigju siç është për t’u përgjigjur. Mos gënjej. Thuaje drejt që më ka ndihmuar, kaq. Plus ndikuan edhe shumë probleme të tjera.”

Raporti që ka sot Noizy me Dafinën dhe Ledrin, ishte një tjetër pyetje për Noizyn,  ku nga përgjigjja e tij, duket se ka një raport të mirë me Ledrin, por nuk mundi të pohonte të njëjtën gjë dhe për Dafinën.

“Ne artistët jemi të çuditshëm, jemi aq të çuditshëm, sa nuk e kuptojmë njëri-tjetrin  pse ai ose ajo vepron ashtu. Të më pyesësh sot pse jam distancuar pak nga Dafina, nuk jam shumë i sigurt. E di që jemi të çuditshëm. Kur dikush të bëhet halë në sy, më mirë të mos më bëj follow”.

Ëmbëlsira për në fund!!

Në mbyllje të intervistës, reperi tregoi se është shumë i lidhur me të bijën, Leandrën, dhe pse ka zgjedhur të mos flasë shpesh për të.

“Leandra është shumë vajzë e qetë, nuk flet shumë, shumë e turpshme. Është fiks si unë. Unë jam shumë i turpshëm. Pavarësishtse e kam humbur këtë anë timen, se u bëra Noizy, por jam shumë i turpshëm. Realisht. Ajo është pasqyrimi im. Nuk flas për të dhe nuk e nxjerr foto sepse është e vogël, dhe ndoshta nuk e ka qejf famën dhe nuk do të jetë në qendër të vëmendjes. Ajo e thotë që nuk e ka qejf  famën dhe unë e respektoj .”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco