Dikur e ofendonte dhe i lavdëronte shoqen, postimet nxjerrin zbuluar partnerin e Demi Lovatos

Dikur e ofendonte dhe i lavdëronte shoqen, postimet nxjerrin zbuluar partnerin e Demi Lovatos

10:11, 15/09/2020

Ata të dy vendosën t’i japin fund beqarisë, vetëm një muaj pasi nisën romancën e tyre dhe nisën të bashkëjetonin

Demi Lovato i tha “Po” një propozimi të bukur me unazë diamanti, mirëpo rehatia e çiftit nuk zgjati shumë dhe tashmë nisën edhe “problemet” në internet.

Disa postime të vjetra të Max Ehrich, që datojnë në vitin 2015, janë bërë virale në Tëitter. 

Në këto postime, Ehrich ofendon këngëtares, që sot është partnerja e tij, ndërs lavdëronte Selena Gomez. 

“Hahaha Selena Gomez dhe Demi janë të lezetshme së bashku, por nëse mendoni se Demi është më e bukur…gaboheni.

Është një këngëtare që bërtet aq shumë, kjo është arsyeja pse vajza ime S është më e mirë se e dini ju se kush.”- shkruhej në postime.

I menjëhershëm ka qënë edhe reagimi i këngëtares, duke i quajtur fallco këto postime. 

“Është vërtet e trishtë kur njerëzit shpikin imazhe për të vendosur femrat kundër njëra-tjetrës. Nëse femratkanë ndonjë konflikt, ai është mes tyre.”

Pak kohë më parë, Demi pranoi se ajo dhe Selena s'janë më shoqe, por që do të ketë gjithmonë dashuri për të pasi janë rritur bashkë./Syri.net/ 

 

Image

demi's statement

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco