Kurti: Strategjia për zhvillim ekonomik, mbështetje për prodhuesit vendorë

Kurti: Strategjia për zhvillim ekonomik, mbështetje për prodhuesit vendorë

22:33, 20/02/2020

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim përfaqësues të Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, të prirë nga drejtori ekzekutiv Arian Zeka.

Sipas njoftimit për media nga Zyra e Kryeministrit, në takim u diskutua për prioritetet e Qeverisë në fushën e ekonomisë me theks të veçantë ndihmën për prodhuesit vendorë, nevojën e prodhimeve vendore dhe reciprocitetin ekonomik dhe tregtar.

Kryeministri Kurti citohet të ketë thënë se “mbrojtja dhe mbështetja e prodhuesve vendorë me ndihmë profesionale dhe mbështetje institucionale është strategjia e Qeverisë për zhvillim ekonomik. Kjo bëhet me bashkëpunim të të gjitha aktereve, meqë roli i Odave është shumë i nevojshëm”, shkruan Syri.net Kosova.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco