Biznesi në luftë për mbijetesë

Biznesi në luftë për mbijetesë

12:08, 07/12/2019 Nga B.T

Ekonomia e vendit vazhdon të përballet me një varg problemesh të natyreva etë ndryshme, e të cila po ndikojnë në hapjen e po ashtu edhe në mbylljen e bizneseve në vendin tonë. 

"Syri.net", sjell të dhëna për numrin e bizneseve të regjistruara e të mbyllura gjatë një dekade. 

Trendi më i madh i regjistrimit të bizneseve ishte në vitin 2016, ku ishin regjistruar 10 mijë e 548 biznese të reja. 
 
Ndërsa numri më i madh i bizneseve të huaja të regjistruara në vendin tonë kishte ndodhur në vitin 2017, ku ishin regjistruar 767 biznese të reja.

Nga ana tjetër trendi më i madh i mbylljes së bizneseve kishte ndodhur në vitin 2016, ku ishin mbyllur 2 mijë e 328 biznese vendëse.

Ndërsa numri më i madh i bizneseve të huaja në vendin tonë ka ndodhur në vitin 2018, ku ishin mbyllur 65 biznese të huaja.

Në bazë të hulumtimit të bërë nga AKB-ja, regjistrimet e bizneseve më 2009 ishin 7 mijë e 516, derisa më 2010 u rritën në 7 mijë e 747, e po ashtu rritje pati edhe në vitin 2011 në 7 mijë e 909. E më pas më 2012 kishte një rritje të madhe në 9 mijë e 655 biznese të regjistruara. Derisa në vitin 2013 pati një rënie në 9 mijë e 485 soshë. E në vitin 2014 u regjistruan 9 mijë e 616, më 2015 ato përsëri u rriten në 10 mijë e 70. Derisa në vitin 2016 ndodhi rritja më e madhe e regjistrimit të 10 mijë e 547 bizneseve, por që më 2017 u zvogëluan në 9 mijë e 335 biznese të regjistruara e poashtu në vitin 2018 përsëri pati rritje në 9 mijë e 960 biznese të regjistruara.

Ndërsa rënia me e madhe në mbylljen e bizneseve ishte në vitin 2016, ku 2 mijë e 328 biznese u mbyllën

Më 2009 janë mbyllur 1 mijë e 88 biznese, më 2010  1 mijë e 393, më 2011 909, më 2012 1 mijë e 81, më 2013 1 mijë e 490, më 2014 1 mijë e 619, më 2015  2 mijë e 156, derisa më 2016 ishte mbyllja e më së shumti bizneseve apo 2 mijë e 328, derisa në vitin 2017 janë mbyllur 1 mijë e 547, deri më 2018 u myllen 1 mijë e 592 biznese.

Derisa ka një rritje të regjistrimit të bizneseve të huaja në vendin tonë, ku në vitin 2017  ndodhi rritja më e madhe apo ishin regjistruar 767 biznese të huaja.

Më 2009 ishin regjistruar 576 niznese të huaja, më 2010  541, më 2011 pati rënie në 438, më 2012 ranë në 339, derisa në vitin 2013 ato u ulën në 211 e po ashtu më së paku u mbyllen më 2014 151, derisa më 2015 u shtua mbyllja në 475, e po ashtu edhe në vitin 2016 në 674 për tu rritur më shumti mbyllja e bizneseve të huaja më 2017 në 767, derisa në vitin 2018 u mbyllen 755 biznese të huaja 

Biznese të huaja në vendin tonë më së shumti janë mbyllur në vitin 2018  65 apo më së shumti që nga viti 2009. Më 2009 janë mbyllur 22 biznese të huaja, më 2010 34, më 2011 38, më 2012 37, më 2013 29, më 2014 44, në vitin 2015 43, më 2016  u mbyllen 50 biznese të huaja, më 2017 42, derisa në vitin 2018  kishte më së shumti biznese të mbyllura të huaja që ishin 65.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco