Funksionalizohet Unioni i Stacioneve të Autobusëve

Funksionalizohet Unioni i Stacioneve të Autobusëve

13:38, 22/11/2019

Udhëheqësit e stacioneve të autobusëve të shtatë qendrave kryesore të vendit janë mbledhur në kryeqytet për të diskutuar lidhur me funksionalizimin e Unionit të Stacionioneve  të Autobusëve të Kosovës dhe çështje tjera me të cilat përballen gjatë punës. 

"Ky takim është thirrur për të funksionalizuar USAK-in e cila ka për qëllim mborjtjen e interesave të SA-ve gjë për të cilën ishte themeluar vite më parë", tha iniciatori i këtij takimi, tha kryeshefi i Stacionit të Autobusëve të Prishtinës Luan Hoti.

Sipas tij kjo shoqatë duhet funksionalizuar për të ecur përpara. 

Edhe Gazmend Lajçi kryeshef i Stacionit të Autobusëve në Pejë, tha se unioni edhe pse është themeluar kohë më parë nuk funksion si duhet dhe tash ka ardh koha që të funksionalizohet e të vihet në mbrojtje të interesave të stacioneve të autobusëve të cilat përballen me probleme jo të pakta e të cilat bashkarisht do të zgjidheshin më lehtë. 

Funksionalizmin  e mirëpriti edhe kryeshefi i Stacionit të autobusëve të Prizrenit Fidan Cengaj, që sipas tij roli i saj do të jetë i rëndësishëm për zhvillimin e stacioneve.

Po ashtu edhe kryeshefi i Stacionit të Autobusëve të Mitrovicës Xhavit Hasani, tregoi se me funksionalimzin e unionit do të zgjidheshin të gjitha problemet të cilat deri tash kanë ekzistuar.


Po ashtu u diskutua edhe çshtja e çmimeve të peronizimit të autobusëve, nga të cilat edhe mbijetojnë stacionet. 

U kërkuar që çmimet e peronizimit të jenë unike për të gjitha stacionet  e jo të ketë laramani të tyre.  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco