Sot lansohet pilot projekti 'Nxitjet e efiçencës energjetike'

Sot lansohet pilot projekti 'Nxitjet e efiçencës energjetike'

08:06, 12/11/2019

Administratori i Agjencisë së SHBA-ve për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) Mark Green sot do të marrë pjesë në lansimin e pilot projektit “Nxitjet e efiçencës energjetike”.

Ky projekt implementohet nga Fondacioni Milenium Kosova dhe financohet nga Korporata e Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC) në bazë të Marrëveshjes “Threshold” të MÇ-së në Kosovë.

Pas kësaj, administratori Green do të kalojë kohë edhe me të rinjtë me rastin e lansimit të platformës së internetit “Të Rinjtë Prijnë” (Youth Lead) të iniciuar nga USAID për t’ju krijuar mundësi bartësve të rinj të ndryshimeve të lidhen me rrjete të të rinjve me interesime të ngjashme, mentorë, resurse dhe ngjarje të ndryshme.

Ngjarja e parë është paraparë të mbahet në ora 11:00, ndërsa e dytë në ora 15:00.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco