Riparohen rrugët e Stacionit të Autobusëve të Prishtinës, pas 30 vjetësh

Riparohen rrugët e Stacionit të Autobusëve të Prishtinës, pas 30 vjetësh

13:52, 02/11/2019

Pas mbi tri dekadash nisi riparimi i gropave në Stacionin e Autobusëve të Prishtinës, më i madh në vendin tonë, ku gjatë ditës thuhet se këtë stacion e frkuentojnë mbi 24 mijë udhtarë, raporton "Syri.net". 

Si para luftës e ashtu edhe mbi njëzetë vjet pas saj në Stacionin e Autobusëve të Prishtinës deri tash kanë munguar investimet, apo ishte lënë në harres,  por si duket me ardhjen e menaxhmetit të ri kanë nisur edhe investimet për përmirësimin e infrastrukturës aty.

Kohë më parë pas disa degadash ka nisur edhe pastrimi i rrugëve dhe pritet që në të ardhmen në SAP të ketë rrugë e trotuare moderne të pastërta, gjelbërim adekuat, ndriqim e pastërti në nivelin e duhur. 

Kryeshefi i Stacionit të Autobusëve në Prishtinë, Luan Hoti, tha për "Syri.net", se me përkrahjen e Komunës së Prishtinës ka filluar sanimi i gropave në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë.

Ai shtoi se kjo ishte njëra nga kërkesat e autotransportuesve të cilët operojnë dhe e cila është mbështetur edhe është inicuar nga menaxhmenti i ri dhe e cila është miratuar nga Komuna e Prishtinës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco