Për tri vjet/ Shteti shpenzoi rreth 40 milionë € për naftë të automjeteve dhe telefoni mobile

Për tri vjet/ Shteti shpenzoi rreth 40 milionë € për naftë të automjeteve dhe telefoni mobile

09:12, 22/04/2026

Tri vjet, rreth 40 milionë € shpenzime. Ky është bilanci i shpenzimeve i institucioneve qendrore dhe lokale të Kosovës për derivate të naftës dhe telefoni mobile bazuar në raportet zyrtare të shpenzimeve të Ministrisë së Financave, raporton portali FrontOnline.

Këto shpenzime dhjetëra milionëshe kanë ndodhur gjatë mandatit të fundit të kryeministrit Albin Kurti, i cili sa ishte në opozitë vazhdimisht kritikonte paraardhësit e tij në krye të Qeverisë për shpenzime të larta, siç thoshte ai, për naftën e xhipave dhe për luks.

Por, me ardhjen e tij në krye të ekzekutivit të Kosovës në vitin 2021, shpenzimet e tilla nuk janë ulur asnjëherë, por përkundrazi janë rritur në krahasim me qeveritë paraprake, raporton FrontOnline.

 

Rukiqi kritikon ashpër shpenzimet e Qeverisë: Kanë kaluar çdo kufi të pranueshëm

Anëtari i Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Berat Rukiqi, për FrontOnline ka reaguar ashpër ndaj shpenzimeve të fundit të shtetit gjatë tre viteve të fundit, duke i cilësuar ato si të tepruara dhe të pajustifikuara në raport me premtimet e Qeverisë.

Rukiqi ka vënë theksin veçanërisht te shpenzimet për vetura dhe shpenzime të tjera operative, duke thënë se ato kanë dalë përtej çdo kufiri të arsyeshëm.

“Këto shpenzime duket se e kanë kaluar çdo nivel të pranueshëm, këto janë shpenzime për vetura që shpenzojnë shumë, por për një qeveri që ka premtuar ndryshe, kjo e tejkalon çdo nivel të pranueshëm”, ka deklaruar Rukiqi për FrontOnline.

 

Profesori i ekonomisë kritikon shpenzimet publike: Dobësia e opozitës po i hap rrugë keqpërdorimit të parasë

Profesori i ekonomisë, Shkumbin Misini, për FrontOnline ka reaguar ashpër lidhur me menaxhimin e shpenzimeve publike në tri vitet e fundit, duke e lidhur këtë fenomen drejtpërdrejt me mungesën e një opozite funksionale dhe llogaridhënëse në vend.

Sipas tij, dobësia e opozitës ka krijuar hapësirë që Qeveria të keqpërdorë paranë publike, ndërsa qytetarët nuk po tregohen mjaftueshëm aktivë në kërkimin e përgjegjësisë institucionale.

“Derisa opozitën e kemi shumë të dobët, Qeveria e keqpërdoron paranë publike dhe qytetarët e Kosovës nuk janë shumë aktiv rreth llogaridhënies dhe përgjegjësinë që duhet me dhënë Qeveria e Kosovës, dhe këtë ajo po e shfrytëzon për manipulimin me paranë publike dhe shpërlarjen e trurit të qytetarit kosovar”, ka deklaruar Misini.

Ai shkon më tej duke adresuar përgjegjësinë kryesore te opozita, për të cilën thotë se ka dështuar të luajë rolin e saj mbikëqyrës.

“Por fajin kryesor e ka opozita, derisa del një elektricist dhe na mbanë fjalim për ekspozenë e tij në Kuvendin e Kosovës dhe asnjë prej liderëve dhe anjë nga ‘elita’ e ekonomistëve nga LDK dhe PDK nuk e kundërshtojnë, kjo tregon se elektricisti është më përmbajtësor në ekonomi se sa vetë një ekonomist”, është shprehur ai për FrontOnline.

Në këtë kontekst, profesori kërkon reforma të brendshme në partitë opozitare, duke theksuar nevojën për përzgjedhje të kuadrove me integritet dhe profesionalizëm.

“Opozita duhet me bërë spari reforma brenda tyre, më pas të zgjedhë njerëz që kanë integritet dhe profesionalizëm”, ka theksuar Misini.

Ai ka ngritur edhe shqetësime për praktika të dyshimta brenda opozitës, duke përmendur raste të tenderëve njëburimorë dhe lidhje të mundshme me interesa private.

“Kemi edhe nga partitë opozitare që kanë bartë tendera një burimor, disa individ të caktuar. Kemi raportim për hapje të biznesit nga gruaja e Abdixhikut, kështu që ata e kanë njëfar heshtje, dhe kjo heshtje vjen për shkak të interesave personale dhe ata i kanë uzurpuar vendet aty”, ka deklaruar ai.

Në fund, Misini paralajmëron se kjo situatë po kontribuon në konsolidimin e një lidershipi që ai e cilëson si autokratik, duke përmendur kryeministrin Albin Kurti.

“Kjo e sjellë një lider autokrat siç është Kurti”, përfundoi ai.

Demhasaj: 40 milionë euro shpenzime janë shumë për një shtet të varfër si Kosova e për një parti të majtë si Vetëvendosje

Analisti politik Arton Demhasaj për FrontOnline, ka komentuar shpenzimet publike, duke theksuar se ndonëse shteti duhet të ketë shpenzime për nevoja bazike si derivatet dhe telefonia, shifrat aktuale janë të pajustifikueshme për një vend si Kosova.

Demhasaj ka vlerësuar se shuma prej rreth 40 milionë eurosh për këto kategori është e tepruar, sidomos kur merret parasysh niveli ekonomik i vendit dhe mungesa e aktiviteteve të mëdha shtetërore që do ta arsyetonin një rritje të tillë të shpenzimeve.

“Shteti duhet me bërë shpenzime sa i përket derivateve dhe telefonisë, por nëse e sheh shifrën prej 40 milionë euro është tepër shumë për një vend të varfër si Kosova, kur e sheh se nuk ka pasur shumë aktivitete, nuk ka pasur shumë lëvizje, shumë udhëtime,” ka deklaruar Demhasaj për FrontOnline.

Ai ka shtuar se situata bëhet edhe më kontradiktore duke pasur parasysh që Lëvizja Vetëvendosje, si parti me orientim të majtë, ka qenë kritike ndaj shpenzimeve të qeverive të kaluara.

“Shto faktin se LVV si parti e majtë ka pasur shumë kritika për shpenzimet që qeveritë e kaluara i kanë bërë, e që ato kanë shpenzuar shumë më pak se sa LVV që është në pushtet,” është shprehur ai.

 Shpenzimet për derivate të automjete, gjeneratorë dhe makineri

2025= 10.5 milionë euro

2024= 10.7 milionë euro

2023= 10.5 milionë euro

 

Shpenzimet për telefoni mobile

2025= 2.4 milionë euro

2024= 2.4 milionë euro

2023= 2.3 milionë euro

© SYRI.net

Lexo edhe:

Më të lexuarat
Denonco