Lokalet rrezikojnë të mbyllen nëse janë shkelës të Ligjit anti-duhan

Lokalet rrezikojnë të mbyllen nëse janë shkelës të Ligjit anti-duhan

14:15, 20/03/2024

Egzon Azemi nga ministria e Shëndetësisë (MSH) dhe Arian Vranica nga shoqata e Gastronomëve kanë folur më shumë rreth Ligjit antiduhan, nga vendimi e deri tek pritja e qytetarëve.

Azemi ka thënë se që nga muaji dhjetor i vitit të kaluar inspektorati sanitar ka paralajmëruar subjektet për fillimin e një serie të pa ndërprerë të inspektimeve.

Ligji për kontrollimin e duhanit është i qartë dhe sipas Azemit është jetik zbatimi i tij.

Azemi tutje tha se në botë sipas statistikave të Organizatës Botërore të Shëndetësisë vdesin 8 milion njerëz si rezultat i pirjes së duhanit, përkatësisht 1.3 milion e tyre janë persona qe nuk konsumojnë vet duhan mirëpo qëndrojë në ambiente ku konsumohet ai.

Gjithashtu, Azemi ka thënë se në Kosovë janë të shpeshta sëmundjet e e frymëmarrjes, problemet me mushkëritë, kanceret e shpeshta, kjo si pasoj e duhanpirjes, dhe duke e pa këtë rrezik siç tha Azemi respektimi i këtij ligji është i jashtëzakonshëm.

Lokalet që nuk e respektojnë këtë ligj sipas Azemit më nuk do të marrin gjobë si më herët nga 200 deri 500 euro po do të gjobiten me 1000 deri në 3000 euro, madje me ligjin e ri bizneset edhe mund të mbyllen nëse janë shkelës të këtij ligji.

Sipas Arian Vranica nga shoqata e Gastronomëve, është ngarkesë zbatimi i këtij ligji, por edhe pse në fazën fillestare ky ligj është dashur të bëhet shumë më herët.

Kurse sa i përket gjobave, Vranica ka thënë se nuk është gjë për të cilën duhet të krenohemi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco