Kosova dhe Gjermania vendosin bashkëpunimin për Klimën dhe Energjinë Deklarata është nënshkruar në Berlin

Kosova dhe Gjermania vendosin bashkëpunimin për Klimën dhe Energjinë

12:17, 20/03/2024

Prishtinë - Ministrja e Ekonomisë e Kosovës, Artane Rizvanolli dhe ministri i Mjedisit, Liburn Aliu kanë nëshkruar sot me ministren gjermane të Shtetit, Anne Luhrmann, Deklaratën e përbashkët të synimit për krijimin e një partneriteti dypalësh për Klimën dhe Tranzicionin Energjetik.

Kjo marrëveshje ka për qëllim të thellojë bashkëpunimin mes dy shteteve tona për çështjet e mjedisit dhe energjisë, dhe fokusohet në:
Planifikimin e Politikave Net Zero dhe Zbatimin e Ligjit të Kosovës për Ndryshime Klimatike; tranzicionin e shpejtë dhe të drejtë të energjisë; pjesëmarrjen e Kosovës në proceset ndërkombëtare klimatike si UNFCCC dhe COP; ngritjen e ndërgjegjësimit për ndryshimet klimatike

Deklarata është nënshkruar në Berlin gjatë Konferencës Dialogu i Tranzicionit të Energjisë në Berlin 2024 (BETD).

Sipas deklaratës, Kosova dhe Gjermania rikonfirmojnë përkushtimin e fuqishëm për të avancuar zbatimin e Konventës Kornizë të Kombeve të Bashkuara për Ndryshimet Klimatike (UNFCCC), Marrëveshjen e Parisit dhe vendimet e marra nga konferencat përkatëse të palëve (COP), si dhe Deklaratën e Sofjes mbi Agjendën e Gjelbër për Ballkanin Perëndimor, objektivat e energjisë dhe klimës për 2030, miratuar nga Këshilli Ministror i Komunitetit të Energjisë dhe Deklaratën e Përbashkët të Synimit ndërmjet Liderëve të Gjashtës së Ballkanit Perëndimor dhe Republikës Federale të Gjermanisë për Partneritetin Rajonal të Klimës (“Deklarata e Përbashkët Rajonale”), miratuar në Samitin e Procesit të Berlinit në Tiranë në tetor 2023.

Në deklaratë janë të parapara Objektivat, Çështjet që mbulon Partneriteti, Krijimi i dialogut dhe format e bashkëpunimit, Zbatimi dhe drejtimi i Partneritetit, Burimet dhe Dispozitat përfundimtare të Deklaratës.
 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco