VIDEO-SYRI TV/ Tregu valutor për ditën e sotme

16:09, 13/03/2024

Monedha europiane ka regjistruar një rritje të lehtë të vlerave këtë të mërkurë duke u blerë me 103.5 lekë dhe duke u shitur me 104.1 lekë krahasuar me një ditë më parë.

Paundi britanik nuk ka pasur lëvizje të konsiderueshme të kuotës duke u  blerë sot me 120.8 lekë dhe duke u shitur me 121.7 lekë referuar tregut të brendshëm valutor.

Dollari amerikan ka ruajtur vlerat e një dite më parë teksa blihet me 94.7 lekë dhe shitet me 95.5 lekë sipas kursit të këmbimit lokal.

Franga zvicerane nuk ka pasur luhatje të vlerës të ndjeshme nga dje duke u blerë këtë të mërkurë me 107.5 lekë dhe duke u shitur me 108.4 lekë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco