Bordi Ekzekutiv i FMN vlerëson progresin e BQK

Bordi Ekzekutiv i FMN vlerëson progresin e BQK

17:22, 17/11/2023

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK) po punon në forcimin e strukturave të saj qeverisëse, me mbështetjen e Fondit Monentar Ndërkombëtar (FMN).

Kështu thuhet në rishikimin më të ri të Bordit Ekzekutiv të FMN-së mbi Marrëveshjen Stand-By dhe Programit për Reziliencë dhe Qëndrueshmëri për Republikën e Kosovës.

Sipas FMN-së, emërimi i Guvernatorit të ri ka sjellë një momentum të ri për zbatimin e reformave në BQK.

"Emërimi i Guvernatorit të ri të Bankës Qendrore të Kosovës në muajin gusht ka sjellë një momentum të ri për zbatimin e reformave", thuhet në njoftimin e FMN-së.

Po ashtu, FMN në këtë rishikim tregon se, në fillim të vitit 2024, ligji i ri për sektorin bankar pritet të dërgohet në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Edhe BQK është nënshkruese dhe pjesë e Programit të fundit "Resilience and Sustainability Facility (RSF)" ku janë përcaktuar disa veprime konkrete dhe të cilat janë duke u zbatuar sipas afateve, siç konstaton edhe komunikata e FMN-së.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco