Komuna e Gjilanit shpërndan 153 lopë për fermerët

Komuna e Gjilanit shpërndan 153 lopë për fermerët

10:17, 17/11/2023

Drejtoria e Bujqësisë në Gjilan ka shpërndarë 153 lopë të racës Simental për fermerët e komunës.

Kryetari i Komunës, Alban Hyseni, ka thënë se ky është numri më i madh i dhënë ndonjëherë për fermerët për 23 vite.

Ai ka falënderuar organizatën Islamic Relief Kosova, për bashkëfinancimin.

“Nga 159 aplikues për lopë qumështore, 153 janë përfitues. Bujqësia vazhdon të jetë një nga prioritetet tona. Viti 2023 e gjen këtë sektor me buxhetin më të madh ndonjëherë. Jemi në shërbim të fermerëve!”, ka thënë kryetari Hyseni.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco