Ismaili: BQK po i trajton me kujdes rreziqet, po punojmë për një sistem efikas bankar

Ismaili: BQK po i trajton me kujdes rreziqet, po punojmë për një sistem efikas bankar

12:23, 14/11/2023

Banka Qendrore e Kosovës (BQK) dhe USAID-i kanë organizuar Forumin “Bankat, Fintech dhe bizneset, ndërtimi i  sinergjive për përshpejtimin e qasjes në Financa.

Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Ahmet Ismaili, tha se ky projekt ndihmon në perspektivën ekonomike dhe të paturit një sistem financiar efikas.

Ai tha se BQK-ja është e angazhuar të zhvillojë dhe krijojë mundësitë për qasjen në sistemin e pagesave të ofruesve të shërbimeve jo-bankare, rritjen e konkurrueshmërisë dhe mundësimin e posedimit të IBAN-it, për të rritur qasjen në financa, në kuadër të konceptit të “llogarisë për pagesa”.

Ismaili shtoi se BQK do të trajtojë me kujdes edhe rreziqet që paraqiten sikurse janë rreziku strategjik, reputacional, operacional, kibernetik dhe rreziku i pajtueshmërisë.

“Nga perspektiva ekonomike, një sistem financiar efikas mbështetë zhvillimin e ndërmjetësimit financiar, të tregjeve financiare dhe ndikon pozitivisht në stabilitetin financiar.

Avancimi i shërbimeve financiare drejt transformimit të pagesave elektronike do të kontribuonte në rritjen e gjithëpërfshirjes financiare, rritjen e konkurrencës, zvogëlimin e informalitetit dhe rritjen e efektivitetit, uljen e kostos si dhe ofrimin e shërbimeve cilësore ndaj qytetarëve nga institucionet financiare si dhe integrimin e qytetarëve tanë dhe bizneseve me rajonin dhe vendet e BE-së”.

“Në këtë drejtim BQK-ja është e angazhuar të zhvillojë dhe krijojë mundësitë për qasjen në sistemin e pagesave të ofruesve të shërbimeve jo-bankare, rritjen e konkurrueshmërisë dhe mundësimin e posedimit të IBAN-it, për të rritur qasjen në financa, në kuadër të konceptit të ‘llogarisë për pagesa’.

Për këtë qëllim, BQK do të zhvillojë projekte me rëndësi në funksion të përmirësimit të shërbimeve ndaj qytetarëve, ku do të investohet në ngritjen e kapaciteteve infrastrukturore dhe burimeve njerëzore. Duke investuar në këtë drejtim, do te sigurohemi se sistemet, pajisjet, njohuritë, aftësitë dhe mjetet e personelit mundësojnë transforimimin dhe janë relevante dhe efektive në mbikëqyrjen e rreziqeve të teknologjive të reja dhe modeleve inovative të biznesit”.

“BQK-ja do të trajtoj me kujdes edhe rreziqet që paraqiten sikurse janë rreziku strategjik, reputacional, operacional, kibernetik dhe rreziku i pajtueshmërisë dhe do të punojë ngushtë edhe me institucionet akademike në realizimin e hulumtimeve dhe kërkimeve shkencore lidhur me fushën e qasjes në financa dhe gjithëpërfshirjen financiare”, tha ai.

Alexander Albertine, drejtor i Zyrës për Rritje Ekonomike në USAID, tha se janë të përkushtuar të mbështesim rritjen ekonomike të Kosovës duke fuqizuar qasjen financiare.

“BQK ka qenë e rëndësishme duke kontribuar në perfomacën e këtij sektori.

Kosova ka pasur rritje të shpejt të Fintech që ka për qëllim ta rris kërkesën megjithatë mundësinë e mëdha janë që bashkëpunimi mund të vazhdoj.

Ndihemi krenar me mbështetjen që kemi bërë për fidanit e granteve për mbështetje mikro të mesme dhe të vogla. Megjithatë mbete shumë për të bërë për t’i mbushur boshllëqet.

USAD përmes këtij aktivitet do të mundësoj që Kosova ta plotësoj plotësisht pisazhin e saj. Jemi të dedikuar të mbështesim rritjen ekonomike të Kosovës duke fuqizuar qasjen financiare të saj.

Përpjekjet tona të përbashkëta mund të qojnë në progres të madh”, tha ai.

Aktiviteti i USAID-it për Promovim të Investimeve dhe qasje në Financa në Kosovë është një aktivitet pesëvjeçar i krijuar për të forcuar kapacitetin e sektorit privat për rritje të qëndrueshme ekonomike dike ndihmuar në arritjen e objektivave si tërheqjen e investimeve, rritjen e qasjes në produkte dhe shërbime të larmishme financiare.

Aktiviteti përdor qasje të drejtuara kah sektori privat për të promovuar partneritete të qëndrueshme ndërmjet palëve të ndryshme private dhe publike të interesit.

Duke përmbushur objektivat e lartpërmendura, aktiviteti synon të forcohen qëndrueshmërinë e sektorit privat, të krijojë vende pune produktive, të rrisë eksportet dhe të mundësojë firmave te adaptojnë teknologji dhe praktika të reja afariste.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco