Paradoksi në treg, asimetria mes fuqisë blerëse dhe nevojës për shitje

Paradoksi në treg, asimetria mes fuqisë blerëse dhe nevojës për shitje

14:38, 13/11/2023

Analisti Shenoll Muharremi ka thënë se po në treg po shihet një lloj paradoksi, shkruan Syri.net Kosova

Në analizën e tij, Muharremi vlerëson se nga ky paradoks po shfaqet një sitautë asimetrike mes nevojave për shitje të bizneseve dhe kapacitetit blerës të qytetarëve.

"Për shkak se nevoja me shitë më shumë është rritur, por fuqia blerëse ka rënë dramatikisht. Asimetri, paradoks.. ç'rregullim tregu", sqaron ai.

Ai e arsyeton analizën e tij edhe me një shembull praktik.

"Sot kur i ndrova rrotat e makinës, i pyeta 'sa kushtojnë të verës, nëse dëshiroj me i ndru në pranverë?" Tha "kaq janë, edhe dije tha që këto nuk shkojnë tu u liru vetëm tu u shtrajtu". Medemek deri në pranverë kanë me tu rritë ende çmimet. Shumë janë bë shitësa të fortë në përgjithësi. Edhe ata djemët që po i ndrojnë rrotat, janë trajnu mirë, jo vetëm teknikisht dhe mekanikisht me i ndru rrotat, por edhe për shitje. 
Sa herë shkoj... 'waaaa nuk bëjnë më këto rrota, bleji të reja'. Edhe naj kërcënim për jetë aty-ktu. Sipas tyre, secilën herë që shkoj me i ndru, duhet me i ble nga një parë të reja. E kur ju bëjë edhe disa pyetje shtesë, 'bën more edhe 2 vjet këto'.. thojnë:) Këtë pe kuptoj më shumë se sa po ju bën presion inflacioni bizneseve. Nuk kanë qenë kaq 'agresiv' në shitje, por periudhën e fundit secili më 'i fortë' se tjetri e fuqia e blerësit vetëm se është shkatërru",
ka shkruar Muharremi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco