Pensionet e dyfishta sfidë për Qeverinë

Pensionet e dyfishta sfidë për Qeverinë

19:59, 19/01/2019

Lejimi i pensioneve të dyfishta për ish-pjesëtarët e TMK-së e FSK-së, me një vendim të Qeverisë në 2018 ishte mirepritur nga  pensionistët.

Ky vendim  ishte marrë, nën arsyetimin që një praktikë e tillë të vazhdojë deri në interpretimin përfundimtar të ligjeve për skemat sociale nga institucioni i ngarkuar me këtë kompetence, raporton SyriKosova.

Rekomandimi qe te kerkohet nje interpretim i tillë, kishte qenë i Zyrës Kombëtare të Auditorit.

Ndihmës-auditorja e Përgjithshme Emine Fazliu, i kishte nisur nje letër sekretarit të Ministrisë së Punës, Izedin Bytyqi, më 24 dhjetor, e në të cilën paralajmërohet se dy prej problemeve që janë evidentuar viteve të fundit, ai me pensionet e dyfishta dhe pensionet për personat e punësuar, do të jenë edhe në raportin për vitin 2018, që pritet të publikohet.

Dhe, duke e marrë parasysh që gjetjet e tilla ishin përsëritur ndër vite, kishin këshilluar qartësimin e legjislacionit te një institucion i ngarkuar me këtë kompetencë..

Nevoja  për eliminimin e legjislacionit dykuptimësh dhe përfshirjen e skemave sociale në një ligj, Blendi Hasaj, hulumtues në institutin GAP, e arsyeton me mjetet financiare që ndahen për dy prej kategorive.

Nëntorin e vitit të kaluar, ish-pjesëtarët e FSK-së e TMK-së, protestuan brenda ministrisë, pasi u ishte ndalur njëri prej pensioneve që ata përfitonin.

Me synim nxjerrjen e një ligji bazik për të eliminuar ligjet e veçanta për secilën prej kategorive përfituese, kjo ministri tashmë është në fazat e para të nxjerrjes së legjislacionit të ri.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco