Tenderët publikë të ndryshohen

Tenderët publikë të ndryshohen

18:12, 19/01/2019

Ka reaguar në lidhje me tenderin publik të AQP, ku parashiheshin të bliheshin produkte serbe dhe jo vendore, Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi

Sipas tij duhet ndryshuar ligji i prokurimit publik duke bërë që oferta fituese në kushte të barabarta ofertimi të ketë numër më të madh të prodhimeve vendore.

“10 vite me rradhe eshte kerkuar qe ne tenderet publik te favorizohen prodhimet vendore, pra ne kushte dhe kritere te barabarta, te kete nje diskriminim pozitiv per prodhimet vendore. Vendimmarresit jane arsyetuar qe kjo nuk mund te behet, pasi qe nuk eshte ne harmoni me procesin e integrimeve evropiane.

Ne te njejten kohe, kur ne propozonim kete favorizim te prodhimeve "Made in Kosova", "Buy American", ka qene zyrtarisht politike e Shteteve te Bashkuara te Amerikes, si mase stimuluese per ekonomine amerikane ne vitet pas krizes te vitit 2008, e cila ka rezultuar me dhjetera mijera vende te reja te punes.

Si mund te behet kjo ne praktike: E ndryshojme ligjin per prokurim publik, duke mundesuar qe ne te gjithe tenderet publik, ne kushte te barabarta te ofertimit (çmimi, cilesia, konformiteti), oferte fituese eshte ajo qe ka permbajtje te prodhimeve te prodhuara ne Kosove.

Me kete dispozite lejohet konkurrenca e barabarte, ruhet konkurrentshmeria e çmimeve, shtohet vlere ne ekonomi, zvogelohet eksporti i parase te gatshme, rritet besimi per prodhimet e vendit,  ka shkruan Rukiçi

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco