Inspektorët ne gjumë/ Shumë artikuj pa flamuj

Inspektorët ne gjumë/ Shumë artikuj pa flamuj

16:06, 19/01/2019

Shfaqja e inspektorëve nga ministria e Tregtisë dhe Industrisë nëpër media, duke monitoruar operatorët ekonomik për të parë vendosjen e flamujve nëpër produkte, duket të jetë mashtrim për opinionin.

“SyriKosova”, në hulumtimet e bëra në qytetet më të mëdha, ka vërejtur se ky vendim nuk është duke u respektuar si duhet dhe se shumica e marketeve te mëdha në vend   nuk kanë vendosur flamujt nëpër produkte. E mos te flasim per tregtoret e vogela ku nuk dihet se kur do i vendosin flamujt.

Gjatë vizitës tonë nëpër qendrat më të mëdha tregtare të disa qyteteve, shihet se mbi 90% të artikujve nuk kanë fare flamuj. Edhe ato pak flamuj që janë vendosur nuk kanë të bëjnë fare me produktet nga vijnë.

Fotografitë e realizuara nga “SyriKosova” tregojnë më së miri për gjendjen e cila mbretëron në disa prej qendrave më të mëdha tregtare në vendin tonë.

Udhëzimin Administrativ që është nënshkruar nga ministri Shala në dhjetor të vitit të kaluar, duket se nuk po iu lë përshtypje marketeve tëe mëdha të cilat ende nuk kane filluar vendosjen e flamujve të origjines nëpër produkte./D.G

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco