Si po fitojnë miliarda dollarë njerëzit?

Si po fitojnë miliarda dollarë njerëzit?

10:31, 06/06/2023

Shkruan: Shenoll Muharremi

Sillu e pshtillu, te Elon Musk dalim. Si është e mundur me i bë $200 miliardë si ai? Fillimisht mendo mirë a po dëshiron me i ba, për shkak se nëse dëshiron me qenë i lumtur, nuk të duhen ato mjete. Ok, te miliardat tani. Dje disa burime kredibile kanë treguar që firma e tij për transplante në tru "Neuralink" po vlerësohet $5miliardë. Këtë e kanë vërtetuar përmes disa shkëmbimeve private të akcioneve, për shkak se Neuralink ende është private, une e ti nuk mundemi me investu e me ble akcione tani. Kur na vjen rendi neve ata të pasurit kanë harru kur kanë investu. 

Të mbesim në temë. Neuralink është vlerësu vetëm rreth $2 miliardë dy vite më parë. Nëse Elon i ka poseduar 50% të akcioneve, ai i ka pas $1 miliardë vlerë në Neuralink. Tash, pas dy viteve, me vlerën e re $5 miliardë (anglisht billion), ai do kishte $2.5 miliardë, apo 2,500 milionë dollar. Magjia e ndërmarrësisë. Mrekullia e inovatorit dhe puntorit.

Çfarë ndodhi ndërkohë, si fitoj $1,500 milion shtesë për dy vite? Gjëra të ndryshme, sigurisht. Fillimisht Neuralink vazhdoj kerkimet e saja dhe çdo vit e më shumë po afrohet tek realizimi i qëllimit të tyre, lidhjes së trurit me kompjuter apo mikroçip. Për këtë, Musk si mjeshtër i promovimit që tani gjithashtu posedon një rrjet social (Twitter) po promovon punën e Neuralink vazhdimisht. Përshembull edhe mua në Prishtinë më erdhi rendi me shkruajt disa ditë më herët për zhvillimet e brendshme në këtë kompani. Pra, janë Kërkimet dhe Avancimet Shkencore brena firmës, si dhe Promovimi i mirë! Këto ndodhën ndërkohë. Nejse, Elon, i çuditshëm si është, ndërkohë edhe dy fëmijë i ka ba me drejtoreshën e Neuralink, fëmijët e tij 8 dhe 9.

Ndërkohë, investitorët po 'nxehen'. Po ju rritet e shtohet kureshtja. Aksionet e Neuralink, në anën tjetër, nuk janë të pakufizuara. Disa investitorë me çdo kusht dëshirojnë të bëhen pjesë e së ardhmës. FOMO. Friga që mundesh mos me qenë pjesë e diçka të rëndësishme po i kaplon peshqit e mëdhenj dhe balenat e financave. Ata (të cilët janē me fat) po blejnë akcionet tani, edhepse me vlerë të fryer. Ende firma është private. Elon Musk po i rritet pasuria. Ai tani po fiton miliarda. Por, ende skemi parë asgjë!

Krejt ky muhabet është në fazë shumë të hershme. Përshembull deri ne 2030 vlera e Neuralink mundet me hyp $100 miliardë. Mjafton një përparim domethënës dhe kërkesa shkon në kulm për akcione. Elon i bëri $50 miliardë në këtë scenario, vetëm nga Neuralink. Spo e përmendi Tesla dhe SpaceX këtu, as kompaninë e tij favorite për monentin X Company. 

Ende jemi herët.. Me 2031 Elon po vendosë me qit Neuralink publike si kompani. Tani të gjithë ne kemi mundësi me ble akcione. Ne, investitorët e vonuar nga e gjjthë bota, se nuk kemi pas qasje më herët, po blejmë akcione të Neuralink si të çmendur në vitin 2031. Vlera e Neuralink po hyp në $500 miliardë, Elon (nëse ende i ka 50% të akcioneve) i bëri $250 miliardë nga kjo punë. Ai këtë projekt mund ta ketë filluar me $25 milion.  Kështu bëhen miliardat. Por bë kujdes. Ti e ke pa Elon dhe tjerët si kanë fituar miliona e miliarda duket investu e ble akcione, po dëshiron edhe ti me repliku. Por unë e ti që kena ble në fund (kur u ba publike dhe kur të mdhenjët kishin harruar kur kanë investuar) gjasat i kemi me humbë. Eloni e ata balenat që kanë ble më herët tani po shesin akcione, po përfitojnë shuma të majme. Ashtu janë pasuru ata. Elonit i duhet kapital me fillu një projekt të ri dhe me përsërit ciklin dhe metodën. E na që po blejna tash akcione nuk po bahem si ata të pasun, po humbasim ngapak.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco