Kosova pa Ligj të Investimeve Strategjike qe tre vjet, humbjet janë të mëdha

Kosova pa Ligj të Investimeve Strategjike qe tre vjet, humbjet janë të mëdha

10:39, 17/05/2023

Tash e tre vjet, Kosova nuk ka ligj për Investimet Strategjike.

Këtë brengë e ka shpalosur në Sytë 7 të Klan Kosovës, Drejtori i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë, Skender Krasniqi.

Sipas tij, humbjet janë të mëdha, sidomos tek investitorët e huaj që duan të vijnë në Kosovë.

Krasniqi, tha se një ligj për këtë çështje ishte, por që ka skaduar para tre vjetëve, dhe tashti ligji i ri ende nuk ka shkuar në Kuvend për ndryshim dhe aprovim.

Ndërkohë, ai në Sytë 7 foli edhe për platformën qeveritare “Superpuna”. Sipas tij, kjo është një mundësi e mirë për bizneset, por që ka telashe në proces. Krasniqi bëri me dije se bizneset po ankohen për vonesa të implementimit të mjeteve ndihmuese përmes Superpunës, gjë të cilat do duhej të dilnin menjëherë. Madje, ai tha se edhe për aplikim në këtë platformë ka pengesa, pasi ua pamundëson bizneseve të aplikojnë në “Superpunë” nëse e kanë veç edhe një euro borxh në ATK. Bile, ua pamundëson punësimin e një punëtorë, nëse i njëjti dikur kishte punuar në atë biznes, por që për shkaqe të ndryshme e ka lënë atë vend pune.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco