ATK: Ata që përfitojnë nga TikToku detyrohen t’i kryejnë obligimet tatimore

ATK: Ata që përfitojnë nga TikToku detyrohen t’i kryejnë obligimet tatimore

14:04, 16/05/2023

Zëdhënësja e Administratës Tatimore të Kosovës (ATK), Valentina Bytyqi-Sefa teksa ka folur për të ardhurat në rrjetin social, TikTok ka thënë se çdo person që krijon të ardhura nga çfarëdo aktiviteti është i detyruar të kryejë obligimet tatimore.

, Bytyqi-Sefa ka theksuar se evoluimi i teknologjisë informative ka nxjerrë nga kornizat ligjore çdo institucion përgjegjës sa i përket këtyre lloj tematikave.

“Ata që fitojnë në TikTok duhet të paguajnë tatimet për shtetin, sigurisht rrjetet sociale ose evoluimi i teknologjisë informative ka nxjerrë nga kornizat ligjore çdo institucion përgjegjës sa i përket kësaj tematike, nëse i referohemi pjesës së tatimeve, i kemi informuar për çdo të hyrë si çdo individ tjetër, ku decivisht thuhet që çdo person që krijon të ardhura nga çfarëdo aktiviteti është i detyruar të kryejë obligimet tatimore”, ka thënë Bytyqi-Sefa.

Tutje ajo ka thënë se si ATK janë duke gjurmuar dhe mbledhur të dhëna nga rrjetet sociale duke theksuar se për të gjitha të ardhurat që tatimohen nga jashtë këta individë duhet të bëjnë raportimin e tyre në njësinë e inteligjencës financiare.

“Kemi një total të atyre që kemi bërë vlerësim tatimor. Nga janari deri më tani kemi vazhduar identifikimin e këtyre personave, të cilët fitimet i kanë nga youtube, instagram, Tik–Tok dhe si institucion ne jemi duke i ndjekur procedurat ligjore për të ndjekur këto veprimtari”, ka vijuar ajo.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco