Konjufca vendos të shpenzojë 30 mijë euro për zbukurimin e oborrit të Kuvendit me lule

Konjufca vendos të shpenzojë 30 mijë euro për zbukurimin e oborrit të Kuvendit me lule

12:59, 11/05/2023

Në oborrin e Kuvendit të Kosovës shumë shpejt do të mbillen disa lule e drunj dekorativë. Për këtë është rihapur një tender në vlerë prej 30 mijë eurove.

Kuvendi i Kosovës që drejtohet nga Glauk Konjufca ka njoftuar se ka rihapur tender për “furnizim me lule, drunj dekorativë dhe mbjellja e tyre për gjelbërimin e oborrit”.

“Vlera e parashikuar e kontratës: 30,000.00. Furnizim me lule, drunj dekorativ dhe mbjellja e tyre për gjelbërimin e oborrit”, thuhet në

Në dosjen e tenderit janë dhënë edhe detaje se çfarë produkte dhe bimë do të mbillen në oborrin e Kuvendit, duke përfshirë disa lloje të pallmave, Cactus dhe Gypsophilij të Bardhë.

“Picea Conioca 1.20 m. Camocyparis leilandi 2.0 m .Picea omorica22.5 m. Buxus piramidalis 1.0 m. Magnolia Grandiflora Piramidalis 3.5 m. Thuja Smaragd 2.0 m .Klematis Mix. Dianthus Hybrida 0.25 m. Virbunum 0.80 m. Chrysanthema Top Hybrida mix 0.40 m. Petunue haning Hybrida (me varëse) 0.60 m. Pellagonjum Haning Peltatum Hybrida (Varese) 0.60 m. Begon Sempiflora Hybrida mix 0.30 m. Vinca Mediterana Hybrida mix 0.30 m, etj” - shkruan demokracia.com

Gjithashtu do të blihen edhe disa vazo dhe dekorativ.

“Vazo Plastike 3 litersh (forma standarde me ngjyra te ndryshme). Vazo Plastike 10 litersh (forma standarde me ngjyra te ndryshme). Vazo Plastike 15 litersh (forma standarde me ngjyra te ndryshme). Vazo e drurit ne dim: (75 x 45 x 50) cm , pjesa nga brendësia e saj e punuar nga llamarina një pjeseshe me dim.: (70 x 42.5 x 48.5) cm, bashkë me enën për ujitje. Vazo e drurit ne dim: (275 x 40 x 50) cm , pjesa nga brendësia e saj e punuar nga lamarina tre pjeseshe me dim (90 x 35 x 48.5) cm bashkë me enën për ujitje”.

 

Afati i fundit për pranim të tenderëve është caktuar data 01.06.2023.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco