Dhjetë kompani nga Kosova prezantohen në panairin “TUTTOFOOD 2023” në Itali

Dhjetë kompani nga Kosova prezantohen në panairin “TUTTOFOOD 2023” në Itali

19:20, 08/05/2023
 Prodhimet e dhjetë kompanive nga Kosova janë duke u prezantuar në panairin “TUTTOFOOD” që po mbahet në Milano të Italisë nga data 8 maj.

 Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT), përkatësisht Agjencia për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA), ka siguruar hapësirën ekspozuese prej 112 m2 për pjesëmarrjen e kompanive kosovare në këtë panair.

Hit-Flores, Fruton, Newco Minex L.L.C., EGI Group, Happy, Frutex L.L.C, Fluidi Group L.L.C., Royal Paper Cups LLC, Fungo dhe Agro-Florentina janë kompanitë vendëse që po i promovojnë produktet e tyre para blerësve dhe vizitorëve nga shtete të ndryshme pjesëmarrëse në këtë panair.

Ato po i promovojnë produktet e ngrira dhe të thata nga frutat dhe perimet, produktet nga industria përpunuese ushqimore nga pemët dhe perimet, produktet nga industria përpunuese konditorike, vaj luledielli, lëngje frutash, pije energjike, fruta mali dhe bimë mjekuese aromatike, detergjent, letër e lagur, gota të letrës, qese plastike, etj.

 Shtandi i Kosovës gjendet në: Hall 1, me numër stende D25-E32.

Panairi “TUTTOFOOD 2023”, mbahet deri më 11 maj 2023.
 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco