Ndahen 10 milionë euro për zbatimin e masave të efiçiencës së energjisë

Ndahen 10 milionë euro për zbatimin e masave të efiçiencës së energjisë

10:47, 26/04/2023

Në mbledhjen e sotme të Qeverisë, është miratuar edhe vendimi për ndarjen e mjeteve buxhetore për zbatimin e masave të efiçiencës së energjisë.

Me këtë rast, ministri i Financave, Hekuran Murati bëri të ditur se shuma e ndarë do të jetë 10 milionë euro, e cila do të shërbejë për renovimin dhe masa të tjera izoluese, për të rritur efiçiencën e energjisë në ndërtesat e banimit social në tërë Kosovën, përcjell Syri.net Kosova

“Kjo masë ka të bëjë me masën 3 që është në kuadër të planit të veprimit, të përgatitur nga Ministria e Ekonomisë, që parasheh pra shtrirjen dhe shfrytëzimin e fondeve mbështetëse të pakos së Bashkimit Evropian për mbështetje për trejkalim të krizës energjetike, në vlerë prej 75 mijë euro. Pra masa në fjalë zbatohet sipas planit të zbatimit për zbutjen e ndikimit menjëhershëm socio-ekonomik të krizës energjetike në kuadër të projetit të ri të masave të efiçiencës së energjisë në sektorin rezidencial, përkatësisht ndërtesa shumëbanesore, si pjesë e masës 3 të planit të veprimit të miratuar nga qeveria”, theksoi ai.

Ai bëri të ditur se mjetet e ndara merren nga kontigjenca për energji në buxhetin e Kosovës dhe transferohen te Fondi Kosovar për efiçiencë të energjisë.

Ministri Murati shtoi se kjo ndarje bëhet në kuadër të marrëveshjes financiare IPA 3 për pakon emergjente të nënshkruar më datë 24 shkurt të këtij viti, në mes të Qeverisë së Kosovës dhe Komisionit Evropian.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco