Si e “anuloi” tenderin e hapur për t’ia dhënë tenderin njëburimor avokatit të tij personal, kryeshefi i KEK-ut, Nagip Krasniqi

Si e “anuloi” tenderin e hapur për t’ia dhënë tenderin njëburimor avokatit të tij personal, kryeshefi i KEK-ut, Nagip Krasniqi

23:24, 25/04/2023

Gazetari Lirim Mehmetaj ka folur për rastin e kryeshefit të KEK-ut, Nagip Krasniqit, i cili është arrestuar nga Prokuroria e Kosovës, nën dyshimin se ka kryer tri vepra penale, keqpërdorim i detyrës zyrtare, ushtrim i ndikimit dhe konflikti interesi.

Mehmetja ka shpalosur se ka një udhëzues, i cili tregon se në cilat raste mund të nënshkruhet kontrata njëburimore.

“Përtej ligjit për Prokuroninë, ekziston edhe një Udhëzues Operativë i Prokurorimit Publik, i cili e detajizon se në çfarë rastesh mund të nënshkruhet një kontratë njëburimore ose siç quhen ndryshe procedura e publikim të njoftimit, ja çfarë thotë udhëzueso: procedura e negociuar pa publikim të njoftimit është një shmangie për parimeve themelore të çiltërsisë, transparencës, konkurrencës dhe është procedurë e jashtëzakonshme”, ka treguar Mehmetaj.

Më tej, ai ka treguar se për çfarë është angazhuar kjo kompani e konsulentësh.

“Qëllimi i angazhimit të konsulentit është të japë këshilla në faza më të hershme dhe të bartë eksperiencën më të mirë të tyre për stafin e KEK-ut, për të marrë përfitime maksimale”.

“Ja sa e jashtëzakonshme ka qenë situata ku janë ofruar dy përfitime krejtësisht të përgjithshme dhe aspak specifike, ku nuk është kërkuar një ekspertizë e caktuar që vetëm kjo kompani është dëshmuar që e ka dhe jo kompanitë tjera”, ka thënë Mehmetaj.

Gazetari i ka treguar arsyet pse ka vepruar kështu Nagip Krasniq, që sipas tij, kjo është bërë për t’ia dhënë avokatit të tij personal tenderin.

“Kjo një herë ka qenë tender i hapur, edhe është anuluar pa asnjë arsye, dhe është kthyer në tender njëburimor. Arsyeja e vetëm është se kompania në faje ka qenë edhe avokat i [ Nagip] Krasniqit kur është intervistuar për rastin e [ambasadorit të Kosovës në Kroaci] Martin Berishajt”, ka deklaruar ai.


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco