Paralajmërimi i ekonomistit/ Inflacioni do të vazhdojë të jetë sfidë edhe këtë vit

Paralajmërimi i ekonomistit/ Inflacioni do të vazhdojë të jetë sfidë edhe këtë vit

12:27, 18/02/2023

Njohësi i ekonomisë, Edison Jakurti, ka reaguar për raportin e ASK-së në lidhje me normën e inflacionit në muajin janar të këtij vit.

Ai përmes një postimi në Facebook, ka thënë se ndikimi negativ në fuqinë blerëse është shumë i madh për një periudhë të shkurtër.

Sipas tij, vlera reale e 100 eurove në janarin e 2021-ës ishte rreth 93.8 euro, në janar 2022-ës ishte rreth 87.6 euro, dhe tani në janarin 2023-ës është rreth 78.1 euro.

“Sipas ASK-së, norma vjetore e inflacionit në janarin e 2023-ës ishte 12.1%. Kjo është më shumë se mesatarja e vitit të kaluar që ishte 11.6%, më shumë se në janarin e vitit 2022, që ishte 7.1%, dhe shumë më shumë se në janarin e vitit 2021, që ishte -0.2%”, thuhet në postimin e tij.

Tutje, ai ka theksuar se inflacioni mund të vazhdojë të jetë sfidë edhe këtë vit, dhe se kjo është një rënie në të ardhurat reale prej 16.7%.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco