Rritja e tatimit në pronë, Murati nesër raporton në Komisionin për Buxhet, Punë dhe Transfere

Rritja e tatimit në pronë, Murati nesër raporton në Komisionin për Buxhet, Punë dhe Transfere

14:27, 26/01/2023

Ministri i Financave Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, të premten do të raportojë në Komisionin për Buxhet, Punë dhe Transfere. Temë diskutimi do të jetë “Rritja e vlerës së faturave të tatimit në pronë”.

Rritja e faturave të tatimit në pronë, u kritikua nga qytetarët dhe nga partitë opozitare.

Ankesa pati edhe Asociacioni i Komunave të Kosovës (AKK), të cilët deklaruar se këtë vendim e ka marrë niveli qendror.

Rritja e tatimit në pronë, përplasi ditën e djeshme deputeten e LDK-së, Hykmete Bajrami me ministrin Murati. Ky i fundit tha se “në të kaluarën ka pasur raste të nënvlerësimit të pronave”. Madje sipas Muratit komunat kanë qenë të pajtuara me këtë vlerësim.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco