Shala i PDK-së: Murati ua ndan mbi 750 mijë euro stafit të AKP-së për dy muaj

Shala i PDK-së: Murati ua ndan mbi 750 mijë euro stafit të AKP-së për dy muaj

10:50, 25/01/2023

Deputeti i PDK-së, Ferat Shala ka thënë përmes një postimi në Facebook se ministri i Financave, Hekuran Murati i ka ndarë mbi 700 mijë euro për AKP-në.

Sipas Shalës bordi i AKP-së po vazhdon shitjen e aseteve nacionale.

“Ministri Hekuran Murati me vendim të veçantë i ndanë AKP-së 757.802 euro për paga dhe meditje, për muajt Nëntor-Dhjetor 2022 Në vitin kur të gjithë ne pritnim shuarjen e AKP-së, Qeveria dhe bordi i AKP-së kishin nxjerrur rregullore të re dhe kishin miratuar vendimin për uljen e pagave. E vërteta del që AKP gjatë tërë vitit 2022 kanë realizuar pagat e njejta, pa i zbritur ato fare”, ka shkruar ai.

Postimi:

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco