Prodhimet serbe, vendin në depo

Prodhimet serbe, vendin në depo

09:15, 25/01/2023

Përderisa Serbia po vazhdon fushatën e egër kundër Kosovës si në rrafshin diplomatik ashtu edhe në atë politik e shoqëror, edhe shteti kosovar ‘boomerang’ po tenton me një fushatë paqësore t’i bojkotojë produktet që vijnë nga shteti serb, shkruan Syri.net Kosova.

Vetë iniciuesi i fushatës “Mos bli prodhime serbe”, Burim Piraj, ka treguar për Syri.net Kosova se tashmë kjo nismë ka nisur të japë rezultatet e para.

Sipas Pirajt, këtë më së miri e dëshmon fakti që për një muaj ka rënie të importit nga Serbia në Kosovë për 27.4 për qind.

“Pas diku pesëmbëdhjetë muaj, fushata ka filluar të japë efektet e veta të dukshme, edhe pse që nga fillimi i kësaj, fushata ka pasë reflektim nga popullata për të mos blerë, por tani edhe ata që kanë qenë të pakujdesshëm kanë filluar ta marrin mesazhin tonë dhe të mos blejnë prodhime serbe. Kemi qenë dëshmitar të videove të përcjella nga aktivistë të ndryshëm që punojnë në markete të madha se si kamionë të mbushur me prodhime serbe pas festës së Vitit të Ri janë kthyer nëpër depo, gjithashtu në bazë të disa të dhënave nga instituti GAP kemi parë se në periudhën nëntor 2022 – janar 2023 ka një rënie të importeve nga Serbia për 27,4 % dhe kjo për neve është shumë domethënëse, por nuk do të ndalemi derisa importet të bien shumë poshtë”, ka thënë ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco