Lagarde: Kundër inflacionit do të bëjmë gjithë atë që është e nevojshme

Lagarde: Kundër inflacionit do të bëjmë gjithë atë që është e nevojshme

22:38, 20/01/2023

Kundrejt inflacionit ne do të bëjmë atë që është e nevojshme dhe Banka Qëndrore Europiane do të ruajë kursin e politikës monetare, deklaroi presidentja e BQE-së, Christine Lagarde gjatë një paneli në Forumin Ekonomik Botëror në Davos.

“Kina po zgjohet dhe do të blejë më shumë gaz natyror të lëngshëm, në një treg që nuk ka shumë kapacitete rezervë të prodhimit të naftës dhe gazit. Do të ketë më shumë presion inflacioniste”, deklaroi Lagarde.

Perspektivat për ekonominë botërore “janë përmirësuar”, por “duhet të jemi të kujdesshëm”., shtoi ajo.

”Ne nuk e dimë saktësisht se si do të evoluojë inflacioni dhe nëse politika buxhetore funksionon kundër politikës monetare. Ju, Christine Lagarde, do t’ju duhet të rrisni edhe më shumë normat”, deklaroi kryetarja e Fondit Monetar Ndërkombëtar, Kristalina Georgieva, në Davos.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco